Vijojnë aktivitetet për shënimin e 100-vjetorit te parlamentarizmit shqiptar

0
5
Në kuadrin e veprimtarive për festimin e 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, u organizua sot aktiviteti “Dita e dyerve të hapura në Kuvendin e Shqipërisë”. Në sallën e seancave plenare të Kuvendit, qytetarë, studiues, studentë dhe nxënës, janë njohur nga afër me punën e Kuvendit, ambientet e tij, ndërsa pjesë e shënimeve të këtij përvjetori do të jenë edhe aktivitete të tjera. ( Olsı Shehu - Anadolu Agency )

Në kuadrin e veprimtarive për festimin e 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, u organizua sot aktiviteti “Dita e dyerve të hapura në Kuvendin e Shqipërisë”.

Në sallën e seancave plenare të Kuvendit, qytetarë, studiues, studentë dhe nxënës, janë njohur nga afër me punën e Kuvendit, ambientet e tij, ndërsa pjesë e shënimeve të këtij përvjetori do të jenë edhe aktivitete të tjera.

Përgjatë ditës së sotme ambientet e Kuvendit të Shqipërisë janë vizituar nga qytetarët, të cilët kanë shikuar nga afër funksionimin e Parlamentit si dhe kanë vizituar stendat e vendosura në hollin e godinës së seancave plenare, ku janë pasqyruar veprimtaritë kryesore të parlamentarizmit shqiptar ndër vite dhe botime të ndryshme.

Punonjësit e Kuvendit kanë shpërndarë edhe botime dhe artikuj promovues për 100-vjetorin e parlamentarizmit shqiptar.

Gjithashtu gjatë aktivitetit “Dita e dyerve të hapura” u shfaq edhe dokumentari “100 vjet parlamentarizëm shqiptar”.

Parlamenti i parë shqiptar daton që nga 27 mars 1920 – 20 dhjetor 1920, kur funksionoi Këshilli Kombëtar.

Kuvendi, është organi më i lartë i pushtetit ligjvënës në Shqipëri, dhe përbërja e tij zgjidhet çdo 4 vjet./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here