Presidenti i Turqisë, Recep Tayip ka shprehur keqardhje Kryeministrit shqiptar, Edi Rama për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga tërmetet e fuqishme që goditën së fundit Shqipërinë.
Kështu ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama, ndërsa konfirmoi edhe gatishmërinë e Turqisë për të ofruar për çdo nevojë pas situatës së krijuar nga kjo fatkeqësi natyrore, njofton Klan Kosova.
Kontaktet vazhdojnë intensivisht.
Rama ka përmendur edhe telefonatën e pranuar nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili i konfirmoi aktivizimin e skuadrave speciale të FSK-së drejt zonave të krizës emergjente, njofton Gazeta e Re.
”Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja. Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur, në çdo pikë ku ka rrënoja, si edhe për të asistuar të gjithë të dëmtuarit që kanë nevojë për ndihmën shëndetësore”, ka shkruar Rama në facebook./gazetaere