Luftë kundër koronavirusit/Turqia ndihmë të çmuar për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit

0
10

Shkruan: Malik Hasa

Luftë kundër koronavirusit/Turqia ndihmë të çmuar për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit
Sa herë që vendet e Ballkanit dhe në veçanti Shqipëria gjenden në një situatë të vështirë, Turqia është vendi i cili nuk jep premtime, por nis menjëherë operacionin për koordinimin e ndihmës.
Kjo është vënë re shumë herë në situata të vështira që kanë përjetuar vendet e Ballkanit. Lufta në Bosnjë dhe Hercegovinë, Lufta e Kosovës, fatkeqësitë natyrore që kanë ndodhur herë pas here kanë qenë shkas që Turqia të mos kursejë ndihmat sociale dhe ekonomike për shtetet e Ballkanit.
Së fundmi jo vetëm vendet e Ballkanit, por e gjithë bota ndodhet përballë një kolapsi total për shkak të një virusi (covid-19) i cili më parë nisi të përhapet në Kinë dhe tashmë vatrën kryesore e ka në Europë. Në këtë rast edhe vendet e zhvilluara kanë mbetur të pafuqishme përballë kësaj katastrofe.
Por nga ana tjetër duket se janë prishur shumë balanca ku edhe ato që kanë mundësi nuk po arrijnë të mposhtin këtë virus. Gjermania humbi një ngarkesë me materiale mjekësore në një vend afrikan. Italia, për shkak se nuk gjeti mbështetjen e BE-së për ndihmë kundër virusit, kërkoi ndihmë nga Rusia dhe Kina. Nga ana tjetër lufta për të vënë në dorë të ardhurat që do të dalin nga kjo situatë (për shpikjen e vaksinës) është shumë e ashpër. Si pasojë shumë aleanca defakto janë prishur.
Vendet e Ballkanit, si vende të dorës së dytë, kanë mbetur në ‘pikë të hallit’ për sa i përket luftës kundër këtij virusi vdekjeprurës. Jo vetëm që e kanë të vështirë të gjejnë ndihmë dhe përkrahje, por pothuajse e kanë të pamundur të gjejnë dhe të blejnë ilaçe për shkak se shumë vende kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme apo gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe si rrjedhojë nuk lejojnë eksportet e materialeve që konsiderohen si strategjike, sikurse janë ato mjekësoret.
Ja që “miku i mirë duket në kohë të vështirë”, thotë një fjalë e urtë dhe realisht në këtë situatë duket se ka gjetur vendin e vet kjo fjalë. Turqia jo vetëm që ka ndihmuar me bazë materiale vendet e Ballkanit si Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, vend ky që ndodhet edhe si pjesë e Bashkimit Europian, por edhe ka lejuar eksportimin e materialeve mjekësore drejt këtyre vendeve në mënyrë që të mund të kalojnë sa më lehtë këtë situatë.
Së fundmi Turqia dërgoi një ndihmë të çmuar me maska dhe një sasi të konsiderueshme testesh ndaj këtij virusi për Shqipërinë, si dhe lejoi eksportin drejt këtij vendi të një sasie materialesh mjekësore. Kuptimplotë është fakti që këto materiale janë transportuar me avionë të kompanisë së përbashkët mes dy vendeve. Pa përmendur këtu faktin dhe sakrificën që dy vendet bëjnë për të mbajtur të hapur transportin ajror Stamboll-Tiranë-Stamboll.
Tashmë është e qartë se përse drejtuesit e këtyre vendeve janë të qetë kur kanë të bëjnë me situata kaq delikate. Jo sepse janë shumë të zotë për ta kapërcyer vetëm krizën, por se kanë një mik të mirë si Turqia në krah. Të gjithë dëgjuam edhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në një emision televiziv ku pasi u pyet se nëse ka ose jo një plan të dytë, ai iu përgjigj. “Kam biseduar me Presidentin e Turqisë. Ata tashmë kanë një listë mbi tryezën e tyre”…. Është e qartë që Rama donte të thonte se përderisa është Turqia, s’ka nevojë për një plan tjetër…

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here