Sulmet e organizatës terroriste, mes viktimave edhe një foshnje 9 muajshe

0
5
Të paktën dy persona, prej të cilëve një foshnjë, kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të organizatës terroriste YPG/PKK nga rajonet e pushtuara në Siri në drejtim të vendbanimeve civile në jug të Turqisë. ( Anadolu Ajansı - Anadolu Agency )

Të paktën dy persona, prej të cilëve një foshnjë, kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të organizatës terroriste YPG/PKK nga rajonet e pushtuara në Siri në drejtim të vendbanimeve civile në jug të Turqisë.

Në vazhdën e operacionit antiterrorist turk “Burimi i Paqes” i cili filloi të mërkurën, terroristët sulmuan me mortajë dhe raketë qytetet Akçakale ve Ceylanpınar në jug të Turqisë, tha në një deklaratë Zyra e Guvernatorit të provincës Şanlıurfa.

Në mesin e viktimave gjendet foshnja nëntë muajshe me origjinë nga Siria, Muhammed Omar, si dhe nëpunësi administrativ Cihan Güneş, ndërsa 46 qytetarë të tjerë janë plagosur si pasojë e rënies së predhave.

Të plagosurit janë shtruar për trajtim në spitale të ndryshme në rajon./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here