Serhan përkujdeset shumë për fëmijën që ka me Ojan. Oja tregohet dyshuese ndaj
Serhanit kur mëson se ai është i dysguari kryesor për vrasjen e Edipit. Ajo betohet
për hakmarrje. Oja nuk pranon te bashkohet me Serhanin pasi ndihet fajtore që ka
bërë fëmijë me një burrë të martuar. Serhan është xheloz për ndjenjat e Ojas ndaj
Edipit.
Kerim ndërpret takimin mes Ojas dhe Serhanit. Serhan bëhet xheloz për Ojan dhe
debaton me Kerimin. Oja mendon se arsyeja e urrejtjes mes Kerimit dhe Serhanit
është fakti se Kerim dyshon se Serhan është vrasësi i Edipit. Ajo mbron Serhanin
para Kerimit. Merve ka ende ndjenja për Kerimin por shtiret sikur nuk e do.
Merve kërcënon Burxhun për të mos i treguar askujt se ajo ka ndërhyrë për ta
lidhur me Emrenë. Pelin dhe Arzu e kuptojnë se Elif ka vdekur nga helmi i tyre dhe
se helmin e ka patur Burxhu. Arzu kupton se qëllimi i vërtetë i Burxhusë ka qenë që
ta vrasë atë. Pelin dhe Arzu shantazhojnë Burxhunë duke përdorur vdekjen e Elit.
Serhan harron të marrë Milën nga shkolla. Komisari thërret sërish Serhanin në
komisariat. Merve mëson nga Tajlani se Serhanin e kanë arrestuar dhe nxehet që
Serhan ia ka fshehur këtë fakt. Kerim i ofron Merves ndihmë për të nxjerrë
Serhanin nga lista e të dyshuarve në këmbim që ata të bashkëjetojnë. Merve nuk
pranon.
Komisari përgjon Serhanin gjatë gjithë kohës dhe Serhan e kupton. Kerim përgjon
çdo lëvizje të Merves. Merve i ofron Serhanit ndihnë për të mbyllur çështjen e
Edipit. Serhan nuk refuzon ndihmën e saj. Dikush ka marrë përsipër vrasjen e Elit
në këmbim të një shume të madhe parash. Personi që ka dhënë paratë është Kerim.
gazetapaloma/