Shumë pranë rikuperimit, Pogba: Mezi pres të kthehem në fushë

0
6

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, përmes rrjeteve sociale ka porositur se mezi pret që të kthehet në fushën e gjelbër, pas një pauze të gjatë për shkak të lëndimit.

Pasi filloi vetëm pesë ndeshje të Premier Ligës këtë sezon, duket se Pogba është afër rikuperimit dhe do të jetë në dispozicion për trajnerin e ekipit Ole Gunnar Solskjaer.

Pogba në janar pati operacion në kyçin e këmbës për shkak të cilës një kohë të gjatë kishte dhimbje dhe nuk mund të luante në vazhdimësi.

“Katër javë pas operacionit ndjehem mirë. Mezi pres të kthehem”, porositi Pogba nën fotografinë nga stërvitja në palestër./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here