Shqipëri, festohet fitorja e presidentit Erdoğan në zgjedhje (FOTO)

0

Qytetarët në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë festuar suksesin e arritur nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili fitoi zgjedhjet e mbajtura dje në Turqi.

Qytetarët janë mbledhur në disa rrugë të kryeqytetit duke festuar me flamuj të Turqisë dhe Shqipërisë.

Dhjetëra qytetarë kanë brohoritur me slogane në mbështetje të Turqisë dhe presidentit Erdoğan, për suksesin në zgjedhje.

Në disa lokale qytetarët kanë festuar teksa ndiqnin edhe rezultatet e zgjedhjeve në Turqi.

Festime kanë organizuar edhe studentët shqiptarë të cilët kanë studiuar në Turqi, duke shprehur mbështetjen e tyre për Turqinë dhe presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan.AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here