Shpërthen bombola e gazit në Vaun e Dejës, 62-vjeçari merr djegie të rënda

0
6

Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Stajke në Vaun e Dejës duke lënë një person me djegie të rënda.
Policia bën me dije se nga pakujdesia ka marrë flakë bombula dhe një 62- vjeçar me inicialet F.L, që u përpoq të fikte flakët e pësoi me djegie të rënda.

Ai po transportohet drejt spitalit të Traumës për të marrë një mjekim më të specializuar.

NJOFTIMI I POLICISË

Vau i Dejës / Informacion paraprak

Më datë 13.02.2020, rreth orës 20:30, në fshatin Stajke, Vau i Dejës nga pakujdesia ka marrê zjarr bombula e gazit në banesë. Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi F. L. 62 vjeç, ka pësuar djegie të rënda, i cili po dërgohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tirane.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./bw

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here