Policia greke ka asgjesuar një rrjet që trafikonte kanabis dhe kokainë në rajonin e Ilia-s, të Greqisë perëndimore.
Në pranga të policisë helene kanë përfunduar 10 shqiptarë dhe 1 shtetas grek, ndërsa është identifikuar kreu i grupit, i cili është një 32-vjeçar që ndodhet në Shqipëri.
Nderkohe eshte zbardhur edhe menyra se si funksiononte rrjetii trafikut. Koka e bandes, shqiptari 32 vjeçar e dërgonte kanabisin dhe kokainën nga Shqipëria në Greqi, fillimisht në Athinë. Aty drogën e merrte në dorëzim vëllai i tij, me moshë 24 vjeç, i cili e shperndante te anetert e tjere te rrjetit dhe me pas shitej.
Discussion about this post