Saturday, December 14, 2019
  • Kreu
  • Etika
  • Kontakt
Frekuenca.com
  • Kreu
  • Shqipëria
    • Të gjitha
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë

    Parashikimi i motit për nesër, e diel 15 dhjetor

    Intervista e plotë/ Profesori grek i gjeologjisë flet në News24: Nuk duhej anashkaluar 21 shtatori. Përcaktuam zonat sizmike të Shqipërisë

    Ndërtimet në Durrës, Policia nis aksionin, shoqërohen 35 persona

    Tërmeti me pasoja tragjike, arrestohet drejtori i Kavalishensës dhe zyrtari i lartë në Durrës

    Ambulance van with flashing lights blured motion

    “Benz-i” del nga rruga dhe përplaset me një pemë, vdes 17-vjeçari në Gjirokastër

    Vrasja që tronditi Lushnjen, zbulohet identiteti i pronarit të lokalit, vëllai i krahut të djathtë të Aldo Bares

    Lushnje/ Ulur në karrike, pronari i lokalit gjendet i vrarë me plumb në kokë

    Parashikimi i motit për sot

    Shtypi i ditës, e shtunë 14 dhjetor

    • Politikë
    • Kronikë
    • Aktualitet
  • Rajoni
    • Të gjitha
    • Greqi
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Serbi

    Thaçi i pëgjigjet Vuçiç: Mesazhet nga Beogradi pa njohje, janë provokime!

    Nga Shqipëria tronditjet e forta zhvendosen në Greqi, tërmet i fortë këtë mëngjes, qytetarët në panik

    Aksidentohet rëndë oficeri shqiptar i sigurisë në Maqedoninë e Veriut, Turqia mobilizon stafin mjekësor dhe avionin-ambulancë

    “Bota demokratike duhet të ndalë qasjen mohuese të Serbisë për krimet e dokumentuara”

    ​Ramush Haradinaj: Serbia e ruan paturpësisht mendësinë kriminale të trashëguar nga Millosheviçi

    Ngjarje e rëndë, 22 vjeçarja greke godet në rrugë disa herë me thikë shqiptarin

    Zaev: Anëtarësimi në NATO, më shumë stabilitet dhe siguri për rajonin

    Prizreni hap dyert për dhjetëra familje shqiptare të dëmtuara nga tërmeti

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrin Bujar Osmani dhe kryetarin e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ndoqën nga afër operacionet e kërkim-shpëtimit në njërin prej pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës. Sipas njoftimit nga Presidenca e Shqipërisë, Meta u takua edhe me forcat e specializuara të emergjencave civile, të ardhura nga Maqedonia e Veriut, ndërsa ka theksuar se “Nuk do ta harrojmë kurrë ndihmën e Maqedonisë së Veriut”. ( Presidenca e Shqipërisë - Anadolu Agency )

    Meta: Nuk do ta harrojmë ndihmën e Maqedonisë së Veriut

    • Kosovë
    • Greqi
    • Maqedoni
    • Serbi
  • Analizë

    “Dhoma e pritjes” e Ballkanit Perëndimor

    Në arenën e luftës për të vendosur paqen

    Ndikimi i Rusisë në Libi shkaktoi ndryshime në politikën e SHBA-ve

    Shqipëria që vazhdon të tronditet, përpiqet të shërojë plagët e saj

    Shaban Murati: Rusia po rrit shpejtësinë e ndërhyrjes në Ballkan

    Në arenën e luftës për të vendosur paqen

    Përpjekja e heronjve në përhapjen e Islamit

    Vendbanimet hebreje, emri i pushtimit që vazhdon prej 52 vitesh

    Mini-Shengeni është i dëmshëm për Shqipërinë sepse është projekt i nacionalizmit serb!

  • Bota

    “Të vriten të gjithë muslimanët në vend, të digjen xhamitë”, thirrje të frikshme nga grupe ekstremiste në Suedi

    Turqia publikon një video ku shfaq fytyrën e vërtetë të PYD/YPG-së

    Një delegacion i përbërë nga akademikë të Universitetit të Shkencave të Zbatuara të Sakarya-s (SUBÜ) në Turqi, kanë vizituar Shqipërinë ku kanë ekzaminuar nga afër shkatërrimin dhe dëmtimin që ndodhi pas tërmetit të 26 nëntorit. ( Universiteti i Shkencave të Zbatuara i Sakarya-s - Anadolu Agency )

    Grupi i shkencëtarëve nga Turqia përgatit “Raport mbi tërmetin në Shqipëri”

    Projekti për të mbrojtur Bosforin, Erdogan: Turqia së shpejti do të nisë ndërtimin e “Kanalit të Stambollit”

    Lëkundje me magnitudë 5.4 ballë, tërmeti zhvendoset në një shtet tjetër

    LAJM I FUNDIT/ Turqia tronditet nga një tërmet i fuqishëm, regjistrohen lëkundje të forta

    Erdoğan: Dhënia e Nobelit një racisti, shpërblim i shkeljeve të të drejtave të njeriut

    Lëkundje të forta në të gjithë botën, tërmeti 5.3 ballë godet Zelandën e Re

    Erdogan: Qëndrimi i vrazhdë i Izraelit inkurajohet nga Perëndimi dhe disa vende arabe

  • Lifestyle

    Jo vetëm në kuzhinë, ky produkt është perfekt për bukurinë e lëkurës, ja disa maska të thjeshta

    FOTO/ Janë cilësuar si binjaket më të bukura në botë, po ju si mendoni?

    Keni probleme me flokët në dimër, ja sa shpesh duhet t’i lani

    Maska me lëng shege për lëkurë të freskët, si ta përgatisni hapa pas hapi

    Mendoni se partneri juaj është besnik? Gaboheni nëse ai nuk i tregon këto shenja

    Lëkurë e pastër pa pika të zeza, provoni maskën me kakao, ju duhen vetëm këto përbërës

    Kini kujdes, janë klishe tashmë! Këto janë gënjeshtrat më të shpeshta që meshkujt thonë dhe gratë i besojnë gjithmonë

    Për të gjitha llojet e lëkurës, si të aplikoni maskën që largon të gjitha papastërtitë nga fytyra

    Meshkujt apo femrat? Kush nuk i harron kurrë detajet e bisedave?

    • Seriale
    • Show-Biz
  • Teknologji

    Rezolucion i shkëlqyer, çfarë të presim nga IPhone 12

    Ndez kamerën automatikisht, Facebook korigjon gabimin

    “Teknologjia e lartë ka një rol të madh në operacionin Burimi i Paqes”

    Superfuqi teknologjike, Kina vendos rrjetin 5G në qytetet më të mëdha

    Përdori mesazhet për spinuazh, WhatsApp padit kompaninë izraelite

    epa07541880 (ILLUSTRATION) - A person scrolls the screen of a mobile phone while loading information on how to counter 'fake news' in New Delhi, India, 02 May 2019. India's elections are half-way through and politicians in the world's largest democracy are intensely using social media to woo voters amid fake news and misinformation concerns in a country with over 560 million internet subscribers.  EPA/HARISH TYAGI

    Keqinformimi nga mediat online, komisionerja e BE: Ka ende shumë punë për të bërë

    Interneti, rrugëtimi 50-vjeçar/ Si ky rrjet ndryshoi rrjedhën e botës

    Roboti i NASA-s më 2022 do të kërkojë ujë në Hënë

    NASA pajis astronautët me kostume të reja

    • Kuriozitete
  • Shëndeti
    • Të gjitha
    • Receta

    5 ushqimet që ju dobësojnë po t’i konsumoni para gjumit

    Nga se shkaktohet gjendja e gripit dhe cilat ushqime ndihmojnë për ta tejkaluar atë

    Vuani nga mungesa e hekurit? Kjo perime është perfekte për organizmin tuaj

    Kundër sëmundjeve kancerogjene dhe për një mëlçi të shëndetshme, kjo është bima që mund ta përdorni në formë çaji

    Nëse i konsumoni përditë, këto ushqime do t’ju ruajnë nga gripi

    Me apo pa lëkurë? Jepini fund dyshimeve, ja si t’i konsumoni frutat dhe perimet

    Cilat janë perimet e dimrit, si t’i zgjidhni dhe t’i ruani për konsum

    Keni dhimbje fyti? Provoni 6 kuruesit natyralë, nuk ju lënë kurrë në baltë

    6 ushqimet që meshkujt e kanë të nevojshme t’i konsumojnë përditë

    • Receta
  • Web Tv

    Ndihma e veçantë e Turqisë në Thumanë(FOTO+VIDEO)

    “Turqia një shtet i fuqishëm, e dëshmon në ditë të vështira”, Gjysmëhëna e Kuqe Turke viziton nga afër të prekurit e tërmetit(FOTO+VIDEO)

    Kushtet në kampet e refugjatëve në Turqi, sirianët shprehen mirënjohës dhe falenderojnë autoritetet turke

    TIRANË (AA) - Konferenca ndërkombëtare me temë “Feja si instrument për paqen”, ka mbledhur në Tiranë zyrtarë të lartë nga vende të ndryshme, ndërsa në fokus të saj janë diskutimet për disa çështje. Në hapjen e konferencës organizuar nën kujdesin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Shtetit ishin të pranishëm zyrtarë të lartë nga vendet e Ballkanit, përfshirë presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ai i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

    Meta: Liria fetare është thelbësore për paqen dhe stabilitetin

    VIDEO/ Masakrat e YPG/PKK, videoja qe Erdogan i tregoi Trump-it gjatë vizitës zyrtare

    VIDEO/ Ushtarët turq dhe rusë nisin patrullimin e dytë të përbashkët në lindje të lumit Eufrat në Siri

    VIDEO/ Aksidenton urbanin, përpiqet të largohet, plagos me thikë 13 persona

    Soylu qorton politikat e Britanisë dhe Holandës: Ne nuk jemi hoteli i askujt për pjesëtarët e DEASH-it

    96-vjet Republikë, Ambasada e Turqisë në Tiranë organizon ceremoninë solemne(VIDEO)

No Result
View All Result
Frekuenca.com
Home Analizë

Shaban Murati: Rusia po rrit shpejtësinë e ndërhyrjes në Ballkan

November 28, 2019
in Analizë
0

Pjatën gjeopolitike ballkanike, që ia serviri Franca në muajin tetor me bllokimin e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe zgjerimit të BE, Rusia nuk e la të ftohet, por menjëherë e rriti marshin e të gjitha mekanizmave të ndërhyrjes së saj në Ballkan. Në datat 12-15 nëntor në Voronezh u organizua samiti i parë “Rusi-Ballkan për diplomacinë popullore”. Autoritetet ruse e quajtën zyrtarisht “samit” për të theksuar rëndësinë dhe rolin e ri, që po i jep qeveria ruse mobilizimit të forcave filoruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor për të shtrirë ndikimin rus, duke përfituar nga konfuzioni i krijuar në BE dhe në shtetet kandidate të BE nga Ballkani Perëndimor.

Në këtë samit ruso-ballkanik, sipas shtypit rus, morën pjesë Rusia, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia. Pra ishin thirrur të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë, plus Shqipëria. Në diplomaci nuk ka rastësi. Mediat ruse nuk e zbulojnë se kush e përfaqësoi Shqipërinë në samitin ruso-ballkanik dhe as thonë nëse përfaqësuesi nga Shqipëria ka nënshkruar rezolutën dhe dokumente të tjera të samitit ruso-ballkanik. Kjo do të ishte me interes, sepse samiti kërkoi ndërprerjen e sanksioneve ndaj Rusisë nga vendet ballkanike që janë bashkuar me sanksionet e BE, dënoi ndërhyrjet ajrore të NATO-s në vitin 1999 në Serbi, dënoi anëtarësimin në NATO të Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut dhe zgjerimin e saj në vendet e tjera të rajonit, si dhe mbështeti qëndrimin e Serbisë për të rimarrë Kosovën.

Lexo edhe

“Dhoma e pritjes” e Ballkanit Perëndimor

December 13, 2019

Në arenën e luftës për të vendosur paqen

December 6, 2019

Samiti ruso-ballkanik për diplomacinë popullore ishte veprimtaria e parë dhe përuruese zyrtare e “Qendrës ruso-ballkanike të diplomacisë popullore”, të krijuar nga ministria e jashtme ruse dhe në të merrnin pjesë ministra të qeverisë së Çeçenisë, ish-ministri i jashtëm i Serbisë në kohën e agresionit serb kundër Kosovës, ish-komandanti i forcave ushtarake kriminale serbe në luftën e Koshares, ish-avokati i Millosheviçit në Gjykatën e Krimeve të luftës në ish Jugosllavi, gjenerali i forcave të armatosura ruse në kohën e pushtimit të aeroportit të Prishtinës nga trupat ruse në 12 qershor 1999, zyrtarë dhe akademikë rusë e serbë me profil te zëshëm antishqiptar, etj. Nga fjalimet e pjesëmarrësve, vendimet dhe rezoluta e miratuar në fund të samitit ruso-ballkanik,rezulton se janë planifikuar një serë veprimesh dhe mekanizmash në funksion të rritjes së ndikimit rus në rajonin e Ballkanit. Një nga deputetët kryesorë të Dumës Ruse, Aleksej Zhuravljov, që përshëndeti samitin, e afishoi hapur strategjinë ruse për sundim në Ballkan, kur deklaroi se “vetëm Rusia mund të bëjë që të ketë paqe në Ballkan”.

Interesante është se një objektiv i “Qendrës Ruso-Ballkanike të diplomacisë popullore” dhe i këtij samiti të përvitshëm, do të jetë projekti i krijimit të një aleance të shteteve pjesëmarrëse të ish-Jugosllavisë plus Shqipërinë, nën kujdestarinë ruse. Si formë  apo embrion i parë është planifikuar krijimi i një organizate rinie të përbashkët ndërkombëtare të këtyre shteteve pjesëmarrëse të samitit, dhe “të shfrytëzohet përvoja pozitive e Bashkimit Sovjetik me shkëmbimet e studentëve dhe me kampet e rinisë dhe të fëmijëve”. Organizata e përbashkët ndërkombëtare e rinisë së shteteve të samitit ruso-ballkanik, pra e shteteve të ish-Jugosllavisë plus Shqipërinë,është përqendruar tek rinia dhe shfaqet si instrument politiko-strategjik i diplomacisë ruso-sovjetike për të dominuar Ballkanin. Rusia po ndjek me përpikmëri praktikën e saj të nisur pas agresionit rus në Ukrainë, që të krijojë aleanca politike ballkanike, siç veproi në vitin 2016, kur krijoi në Moskë me partitë politike filoruse nga shtetet ortodokse ballkanike një të ashtuquajtur “aleancë të shteteve neutrale në Ballkan”, ku firmosën marrëveshjen me vëllain e madh rus parti serbe, malazeze, maqedonase, bullgare dhe serbo-boshnjake.

Samiti ruso-ballkanik demonstroi intensifikimin e ri të strategjisë së Moskës për kapjes e forcave politike në Ballkan. Gazeta e njohur ruse “Novaja gazeta” citonte në 12 nëntor referatin e Këshillit Rus të Çështjeve Ndërkombëtare me titull: “Rusia dhe Ballkani”, ku afishohet se strategjia ruse është:“Krijimi dhe mbështetja e forcave politike konstruktive në Serbi, Slloveni, Kroaci dhe Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit, të orientuara në projektet e Moskës, si dhe zgjerimin e pranisë mediatike në Ballkan”. Për  informim të lexuesit theksojmë se ky Institucion i rëndësishëm i politikës së jashtme ruse ka në drejtimin e tij zëdhënësin e presidentit rus, Dmitri Peskov, dhe ish-ministrin e jashtëm rus, Igor Ivanov, çka provon se qëllimi i mësipërm strategjik rus në Ballkan është produkt i Kremlinit zyrtar. Ky objektiv i këtij institucioni të rëndësishëm rus për krijimin dhe mbështetjen e forcave politike të orientuara nga Moska, është interesant për dy momente.

Momenti i parë ka të bëjë me veprimtarinë specifike në Ballkan të institucioneve të specializuara ruse për të mbështetur dhe për të krijuar forca politike dhe parti politike në vendet e Ballkanit, që të priren drejt Moskës. Kjo do të thotë që institucionet e specializuara ruse, diplomacia, shërbimet sekrete, kisha ortodokse ruse, etj. do të mbështesin politikanë dhe forca filoruse në Ballkan. Por Këshilli Rus shpall avancimin drejt një objektivi më ambicioz,dhe kryesorja është se do të krijojnë forcave dhe parti të reja politike filoruse në vendet e Ballkanit. Këto forca dhe parti të reja filoruse natyrisht do të marrin pjesë në proceset politike dhe në proceset elektorale të vendit dhe, duke patur financimin gjeneroz rus dhe përvojën e  dëshmuar dhe të sofistikuar të ndërhyrjes ruse në proceset zgjedhore të huaja, mund të bëhen forcë drejtuese në njërin apo tjetrin shtet ballkanik.

Momenti i dytë interesant është ai që Shqipëria përmendet me emër si objektiv i mbështetjes dhe i krijimit të forcave filoruse. Pra Shqipëria shfaqet si një objekt i veçantë i synimeve, i veprimtarisë dhe i ndërhyrjes direkte ruse. Është një situatë, për të cilën kam tërhequr vazhdimisht vëmendjen dhe qysh në vitin 2016 kam theksuar se lobi rus në Tiranë është më i fuqishëm nga sa e pandehim, duke tërhequr vëmendjen tek fenomeni i një rusofilie në mediat shqiptare: “Ky fenomen negativ, ndonëse në embrion, duhet trajtuar me seriozitet nga institucionet shtetërore shqiptare, sepse sponsorizimet ruse, që nga mediat e deri tek “shoqatat jofitimprurëse” dhe tek forcat politike të majta dhe të djathta mund të shkallëzohen, duke shkaktuar të papritura të pakëndshme në zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe në inkurajimin e destabilizimit të vendit në forma të ndryshme.

Uria gjeopolitike ruse nuk shenjon vetëm Malin e Zi, por tërë rajonin, përfshirë edhe Shqipërinë”. (“Ballkani Faustian”, 2016, fq.417). Lobi rus në Tiranë vazhdimisht përpiqet ta mbulojë dhe minimizojë ndërhyrjen ruse në Shqipëri. Sa herë që NATO ose BE ose personalitete brenda vendit ngrenë alarme për kërcënimet ruse në Shqipëri, mediat dhe portale shqiptare të sponsorizuara nga Moska shpërthejnë me tymnaja, duke ironizuar me paranojën e dikurshme të regjimit komunist për rrezikun amerikano-britanik.

Mirëpo tani kemi një institucion të rëndësishëm dhe autoritar rus, që deklaron se krijimi dhe mbështetja e forcave politike në Shqipëri të orientuara nga Moska është objektiv zyrtar i politikës së jashtme ruse në drejtim të vendit tonë. Shembujt janë të shumtë nga jeta politike, kulturore, akademike, mediatike dhe OJQ-iste shqiptare, të lidhura me sponsorizimet ruse. Glorifikimi i zhurmshëm në disa media shqiptare i pikëpamjeve ruse, i fuqisë dhe madhështisë së Rusisë dhe të presidentit të saj imperial Putin, është sinjifikativ për të kuptuar shtrirjen e lidhjeve dhe të financimeve ruse në Shqipëri. Këto financime do të bëhen edhe më të mëdha tani me fushatën e re diplomatike ruse në rajon. Siç njoftoi në 2 nëntor ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandër Botsan-Harçenko, në një intervistë me agjencinë zyrtare ruse TASS: “Ballkanit i duhet një prani më e madhe informative ruse dhe ne me këtë po merremi dhe ka projekte të reja mediatike”.

Konstatohet një valë e veprimtarisë së institucioneve diplomatike, politike, mediatike, ekonomike dhe të specializuara ruse në drejtim të Ballkanit, pas refuzimit të BE përhapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Madje edhe konferenca ndërkombëtare “Shën Peterburgu dhe bota sllave”, që organizoi qeveria ruse në 19-22 nëntor, fokusin e kishte tek bashkëpunimi i Shën Peterburgut me Ballkanin dhe vendet e Europës Lindore. Moska e kapi në ajër topin diplomatik, që humbi BE në Ballkanin Perëndimor, dhe menjëherë ambasadori i Rusisë në BE nxitoi t’u paraqiste shteteve kandidate të BE nga Ballkani Perëndimor alternativën ruse të integrimit në “Unionin Ekonomik Euroaziatik”, në vend të integrimit në BE.

Diplomacia ruse po mbështet fort krijimin e bllokut të ri ekonomiko-politik ballkaniko-perëndimor,të propozuar nga presidenti serb dhe të drejtuar nga Serbia. Një fushatë diplomatike ruse është në zhvillim e sipër në Ballkanin Perëndimor për të krijuar te qeveritë e këtij mikrorajoni bindjen se ato duhet të shohin alternativa të tjera, tani që BE mbylli dyert e zgjerimit. Portali rus “news-front.info” në 16 nëntor, i entuziazmuar nga samitet e Vuçiçit në Novi Sad dhe në Ohër, shkruante se“pritet rritje e  vëmendjes së kryeqyteteve ballkanike për projektet integruese alternative, ndër të tjera me pjesëmarrjen e Rusisë, Kinës, etj”. Në kuadrin e këtyre alternativave Moska po përkrah projektin serb të “zonës ekonomike ballkaniko-perëndimore” si një formë e shkëputjes nga integrimi europian dhe e nxitjes së kthesës së vendeve të rajonit drejt Rusisë. Përveç rrethanës së vetos ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, sapo Franca në nëntor propozoi për vendet e Ballkanit Perëndimor modelin e ri të integrimit në zonën ekonomike të BE në vend të anëtarësimit në BE, diplomacia ruse shfrytëzoi momentin për të argumentuar rëndësinë e krijimit nga vendete Ballkanit Perëndimor të integrimit të tyre lokal, jashtë BE. Sipas diplomacisë ruse kjo e bën më të nevojshme që vendet e Ballkanit të shkëputen nga BE dhe të grupohen veçmas, siç është projekti serb i “zonës ekonomike ballkaniko-perëndimore”. Ndaj mediat ruse shkruajnë se “shtetet e Ballkanit janë marrë vesh që të përpunojnë një qëndrim të përbashkët në përgjigje të modelit të ritë BE”.

Paralajmërimet e personaliteteve më të larta të Europës dhe të SHBA se Franca bëri një gabim historik në tetor me veton e saj ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe po i hap rrugën një penetrimi më të madh të ndikimit rus në Ballkan, po vërtetohen shumë shpejt. Nëse BE po ndërpret masat profilaktike gjeopolitike të saj në Ballkan, kjo do të thotë që infeksioni i rrezikshëm, që vjen nga stepat ruse, do të kapë jo vetëm shtetet e pambrojtura të Ballkanit Perëndimor, por edhe vetë Europën./gazeta dita/

Share4Tweet1ShareSendSend
Previous Post

Turqia vishet kuqezi për tërmetet dhe festën e flamurit(FOTO+VIDEO)

Next Post

Tërmeti i llahtarshëm, rritet bilanci i viktimave, 46 të vdekur

Related Posts

Show-Biz

Moderatorja e njohur ndryshon look dhe nuk ka dyshim! Ngjan kopje e aktores protagoniste në serialin…

December 14, 2019
Shëndet

5 ushqimet që ju dobësojnë po t’i konsumoni para gjumit

December 14, 2019
Aktualitet

Parashikimi i motit për nesër, e diel 15 dhjetor

December 14, 2019
Sport

U rrah nga tifozat vendas, FSHF kërkon dënimin deri në 3 vite burg për agresorët

December 14, 2019
Aktualitet

Intervista e plotë/ Profesori grek i gjeologjisë flet në News24: Nuk duhej anashkaluar 21 shtatori. Përcaktuam zonat sizmike të Shqipërisë

December 14, 2019
Bota

“Të vriten të gjithë muslimanët në vend, të digjen xhamitë”, thirrje të frikshme nga grupe ekstremiste në Suedi

December 14, 2019
Lexo më shumë
Next Post

Tërmeti i llahtarshëm, rritet bilanci i viktimave, 46 të vdekur

No Result
View All Result

LAJMET E FUNDIT

Moderatorja e njohur ndryshon look dhe nuk ka dyshim! Ngjan kopje e aktores protagoniste në serialin…

December 14, 2019

5 ushqimet që ju dobësojnë po t’i konsumoni para gjumit

December 14, 2019

Parashikimi i motit për nesër, e diel 15 dhjetor

December 14, 2019

U rrah nga tifozat vendas, FSHF kërkon dënimin deri në 3 vite burg për agresorët

December 14, 2019

Intervista e plotë/ Profesori grek i gjeologjisë flet në News24: Nuk duhej anashkaluar 21 shtatori. Përcaktuam zonat sizmike të Shqipërisë

December 14, 2019

Lajmet më të lexuara

  • Pas divorcit, Rudina Dembacaj fotografohet në shoqërinë e ish-deputetit Pas divorcit, Rudina Dembacaj fotografohet në shoqërinë e ish-deputetit
  • Intervista e plotë/ Profesori grek i gjeologjisë flet në News24: Nuk duhej anashkaluar 21 shtatori. Përcaktuam zonat sizmike të Shqipërisë Intervista e plotë/ Profesori grek i gjeologjisë flet në News24: Nuk duhej anashkaluar 21 shtatori...
  • Moderatorja e njohur ndryshon look dhe nuk ka dyshim! Ngjan kopje e aktores protagoniste në serialin... Moderatorja e njohur ndryshon look dhe nuk ka dyshim! Ngjan kopje e aktores protagoniste në serialin...
  • Parashikimi i motit për nesër, e diel 15 dhjetor Parashikimi i motit për nesër, e diel 15 dhjetor
Frekuenca.com

Rruga e Bogdanëve, Pallati “Bimbashëve”, Tirana / Albania

Mail:akmmediagroup@gmail.com

Mail:ffrekuenca@gmail.com

Cel: 0699352015

Na ndiqni në rrjetet sociale:

Moderatorja e njohur ndryshon look dhe nuk ka dyshim! Ngjan kopje e aktores protagoniste në serialin…

December 14, 2019

5 ushqimet që ju dobësojnë po t’i konsumoni para gjumit

December 14, 2019

Parashikimi i motit për nesër, e diel 15 dhjetor

December 14, 2019
  • 21.6k Fans
  • 8.6k Followers
  • Kreu
  • Etika
  • Kontakt

© 2018 - Instant Digital Agency.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Shqipëria
    • Politikë
    • Kronikë
    • Aktualitet
  • Rajoni
    • Kosovë
    • Greqi
    • Maqedoni
    • Serbi
  • Analizë
  • Bota
  • Lifestyle
    • Seriale
    • Show-Biz
  • Teknologji
    • Kuriozitete
  • Shëndeti
    • Receta
  • Web Tv

© 2018 - Instant Digital Agency.

WhatsApp chat