“Sarp” refuzon ofertën e majme, shkak bëhet ish e dashura

0
8

Aktori Çagatay Ulusoy është shumë i suksesshëm në kinematografinë turke dhe ndër aktorët më të kërkuar. Ai në Shqipëri u bë i njohur nga roli i “Sarpit” ndërsa tani po luan në një prej serialeve më të ndjekur në Netflix. Së fundmi mediat turke kanë mësuar se aktorit 29-vjeçarit i është ofruar një rol në një film të ri dhe pagesa ka qenë shumë e majme. Mirëpo Çagatay Ulusoy ka refuzuar sapo ka mësuar se duhet të luante krah një aktoreje shumë të njohur. Po flasim për aktoren Serenay Sarikaya e cila është gjithashtu e famshme në Shqipëri. Dy aktorët dikur kanë qenë të lidhur dhe mesa duket ndarja nuk paska kaluar lehtë. Çagatay ka refuzuar të punojë me Sarikayan duke humbur kështu një ofertë shumë të mirë për filmin e ri. Vite më parë dy aktorët kanë luajtur në serialin “Medcezir”./revistawho.com

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here