Përplasjet Thaçi-Kurti, reagojnë pesë vendet e fuqishme aleate: Përparësia është koronavirusi, jo politika

0
5

Pesë ambasadat e vendeve të fuqishme aleate në Kosovë (Quint) u kanë bërë thirrje liderëve politikë që të mos krijojnë situata të pakëndshme në vend për çështje politike dhe të fokusohen, ashtu edhe në vendet e tyre, në luftën kundër koronavirusit të cilës, sipas tyre, duket t’i jepet përparësi më e madhe se politika.

Në një deklaratë të përbashkët të pesë ambasadave të vendeve të fuqishme aleate në Kosovë, thuhet se:

“Në këtë kohë të vështirë, ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve institucionalë dhe politikë që të përqëndrohen në COVID-19 duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe fuqitë që u janë dhënë atyre përmes Kushtetutës. Ne i nxisim ata të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës në këtë moment kritik dhe t’i japin përparësi luftës kundër COVID-19 në Kosovë mbi politikën, duke përmendur që vendet tona kanë marrë të gjitha masa të jashtëzakonshme në këtë drejtim”.

Deklarata vjen pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që të interpretojë kushtetutshmërinë e vendimit të qeverisë për kufizimin e lirisë së qarkullimit të qytetarëve pa shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, si masë luftimi kundër COVID-19.

Thaçi i është drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me një letër me kërkesën që të rishqyrtojë këtë vendim.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here