Përkujtimi i masakrës së Mirditës, Meta: Mirditorët në liri nuk mund të përdoren më nga askush

0
3

Përkujtimi i 70 vjetorit të masakrës së Valmirit në Mirditë nga regjimi komunist është komentuar, edhe nga presidenti i vendit Ilir Meta. Sipas presidentit në atë periudhë të errët, u përdor vrasja e Bardhok Bibës për të përçarë e masakrua popullsinë e kësaj zone. Por sipas Metës, mirditorët sot si popull i mençur dhe në liri nuk mund të përdoren më nga askush.

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta

Me rastin e 70-vjetorit të masakrës së Valmirit, dua të shpreh keqardhjen më të thellë për ekzekutimin barbar të 14 mirditorëve, përfaqësues të familjeve të shquara të Mirditës nga regjimi komunist, si një hakmarrje mizore ndaj kësaj krahine, duke përdorur si pretekst vrasjen kriminale dhe të pabesë ndaj njërit prej bijve më të shquar dhe më të dashur të Mirditës, Bardhok Bibës.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here