Pandemi virusi apo pandemi frike?

0
16

İbrahim Karagül

Po dëshmojmë ngjarje paprecedente në historinë e njerëzimit.

Ngjarjet që thonim se ishin të pamundura të ndodhnin po ndodhin njëra pas tjetrës dhe në një kohë shumë të shkurtër.

Ngjarje të cilat mund t’i quajmë pikërisht si “skenar fatkeqësie” dhe që do të tallemi me personin që do i shprehte këta, po shndërrohen në realitet në një mënyrë shumë të shpejtë.

Madje edhe ngjarjet më imagjinare dhe fantastike po shndërrohen në realitet.

Po përjetohet një transformim mendor që tregon se mendimet më të çmendura për të ardhmen e botës dhe të njerëzimit mund të realizohen.

Nga kufiri i të pamundurës po kthehemi në gjendjen tonë më të dobët. Mos ka ndonjë frikë tjetër?

Në satelitin e Jupiterit, në Europë, raca e njeriut, e cila ishte në gjendje të kërkonte bakteret dhe viruset e të hulumtonte të dhënat në lidhje me ta, tashmë kërcënohet nga një virus.

Njeriu po përjeton forcën dhe aftësinë që arrin deri në kufijtë e të pamundurës dhe gjendjen më të dobët të tij në të njëjtën kohë.

Një pandemi virusi, madje më keq se kaq një pandemi frike po merr peng gjithë njerëzimi.

Masat parandaluese janë të jashtëzakonshme. Shtetet kanë kaluar në gjendje alarmi, sikur po bëhen përgatitje paraprake për një fatkeqësi më të madhe.

Sikur po bëjnë përgatitje jo për koronavirusin, por për dallgën e mëpasme, sikur e kanë parashikuar se ç’do të ndodhë.

Bota ndaloi, shtetet ndaluan, njerëzit ndaluan.

Shtetet po mbyllin kufijtë. Po mbyllen hapësirat ajrore. Po mbyllen të gjithë rrugët tokësore.

Shtetet dhe popujt po shkëputen nga njëri-tjetri. Po ngrihen të gjithë platformat në nivel mbi-kombëtar.

Xhamitë po mbyllen. Tavafi në Qabe ndaloi. U pezullua falja e namazit të Xhumasë dhe namazi me xhemaat.

Po mbyllen kishat dhe tempujt. Po boshatiset Sheshi i Vatikanit. Po pezullohen adhurimet kolektive.

Po mbyllen shkollat. Mbyllen bizneser. Po mbyllen të gjitha fushat në të cilat njerëzit mund të kalojnë kohë bashkërisht. Po zhduket fusha sociale.

Po ndalohen udhëtimet dhe transporti. U ndaluan udhëtimet ajrore, detare dhe ata me tren. Po mbyllen të gjithë mundësitë ku njerëzit të mund të kenë kontakt me njëri-tjetrin.

Kurbani i parë u bë BE-ja. Askush nuk ndihmoi askënd. Ndërsa SHBA-ja parashtroi një shembull krejtësisht të pashpresë…

Po ç’është kjo?

Një masë parandaluese në aspektin shëndetësor? Mos ka frikëra të tjera? Tani çdo gjë duket si masë parandaluese. Mirëpo nëse kjo gjendje vazhdon, kjo do të nxisë ekuilibra dhe ekuacione të tjerë, ndryshime të tjerë rrënjësorë.

Shtete e BE-së u shpërndanë. Çdo shtet vazhdon të japë luftën dhe përpjekjen e vet, nuk ka më sensibilim dhe ndihmesë reciproke.

U prish e gjithë magjia e shteteve kolonizuese të BE-së. Të gjithë pikat e tyre të dobëta u hodhën në shesh. Nuk arrijnë të japin besim madje edhe mbi vetë popujt e tyre.

Makthi i koronës bëri që gjithë shtetet të deshifrohen. U shfaq hapur se sa të varfër janë në fakt shtetet e pasur. Nuk mbeti më mundësia që shtetet e BE-së të “shesin mend” ndaj të tjerëve.

SHBA-ja, si shteti më i pasur i botës është në gjendje paniku për shkak të koronës. Nuk di si do e zgjidhë këtë problem. Nuk di se si të veprojë. Deklaratat e mbushura me panik dalin në plan të parë.

Është vështirë të kthehen pas deklaratat e Trump për “recesion ekonomik” janë shumë të vështira dhe këta deklarata do të shtojnë panikun.

Në SHBA dhe në shtetet e BE-së dominon e njëjta “mungesë shpresë dhe ndjenjë e frikës”.

Mos vallë ndonjë ka kërkesa të tjera?

Qoftë edhe jo për koronën, qoftë edhe nëse masat parandaluese janë të nevojshme, mos ka ndër ata që kërkojnë diçka tjetër duke përdorur këtë kërcënim?

Mos do të formësohet një rregull i ri social?

Mos do të formohet një sistem i ri ekonomik dhe financiar?

Mos do të formohet një rregull i ri botëror?

Mos do të formësohet një gjuhë e re politike dhe ideologji të re?

Forca, pasuria dhe suksesi po ndërron aks: Turqia është një “shtetmodel..”

Tani po përjetohet një transferim i forcës së jashtëzakonshme. Ndërkohë kur disa shtete dolën haptazi me të gjithë pikat e tyre të dobëta, disa shtete po grumbullojnë forcë të pabesueshme.

Ndërkohë kur Kina arriti sukses në luftën ndaj epidemisë, Europa zyrtarisht pësoi disfatë.

Forca, pasuria dhe suksesi po ndërron aks

Turqia po paraqet një shembull përpjekjeje dhe angazhimi shumë më të suksesshëm se sa shtetet perëndimorë, po paraqet një shembull gjakftohtësie dhe mase parandaluese.

Ndërkohë kur Irani, Arabia Saudite dhe Europa po rrëzohet, Turqia po del në plan të parë si një “shtet model”. Atëherë mund të themi që tani se në transferimin e forcës që po përjetohet tani Turqia do të dalë duke u forcuar.

Mendoj se disa shtete si Kina, Rusia dhe Gjermania do ia dalin përballë “krizës së epidemisë” duke u forcuar.

Shtetet janë në sprovën e dhembshurisë, ndërsa individët në sprovën e durimit. Mirë se erdhët në botën dixhitale!

Nisi tërmeti i madh, ndryshimi i madh. Që tani janë mbyllur shtetet, janë mbyllur qytetet dhe janë mbyllur njerëzit në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë kur kompanitë konvencionale po rrëzohen njerëzimi ka mbetur i detyruar të pranojë fushën virtuale/dixhitale. U bë e qartë që tani se kompanitë në këtë fushë do të rriten shumë, se do të drejtojnë botën.

Shtetet po hynë në sprovën e dhembshurisë, masat e gjera në sprovën e rezistencës psikologjike. Po dëshmojmë fatkeqësi të mëdha, zhvillime që nuk ndodhin as në periudhën e luftërave të mëdhaja.

Ata që do të mund të hapin portën e të ardhmes do të ecin dhe do të përparojnë. Ata që nuk do të mund të lexojnë këtë ndryshim të madh do të fiksohen aty ku janë dhe do të mbeten aty.

Si individët, si shtetet, si kompanitë, si lëvizjet politike dhe identitetet…

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here