Operacioni turk “Burimi i Paqes”, neutralizohen 219 terroristë

0
9

Gjithsej 219 terroristë janë neutralizuar gjatë operacionitit antiterrorist turk “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Bilanci i terroristëve të neutralizuar është rritur pasi së fundmi në një ofensivë ajrore në Ras-al-Ayn në veri të Sirisë janë neutralizuar 19 terroristë të PKK/PYD/YPG-së, thuhet në një njoftim të ministrisë.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë në llogarinë e saj në Twitter edhe pamje nga fluturimi i avionëve luftarakë të ushtrisë turke gjatë natës.

Të mërkurën, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here