“Nuk po luftojmë kundër kurdëve, por kundër organizatës terroriste YPG/PKK”

0
2

Turqia nuk po lufton kundër kurdëve në veri të Sirisë, por kundër organizatës terroriste YPG/PKK, tha nënpresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, duke iu referuar operacionit antiterrorist “Burimi i Paqes”.

“Bota duhet të bëjë dallimin midis kurdëve dhe organizatës terroriste”, tha Oktay në një intervistë për TRT World, duke tërhequr vëmendjen në lidhje me perceptimin e gabuar të mediave ndërkombëtare të cilat i asocojnë të gjithë kurdët me organizatën terroriste.

Oktay theksoi se Turqia nuk do të lejojë krijimin e një korridori terrorist ose të ndonjë shteti në rajon dhe se operacioni do të vazhdojë derisa Siria veriore të pastrohet nga terroristët.

Lidhur me shqetësimin e bashkësisë ndërkombëtare për destabilizimin e Sirisë, Oktay tha se Turqia përmes operacionit “Burimi i Paqes” po stabilizon Sirinë, e cila tashmë ishte e destabilizuar.

Të mërkurën, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here