“Një copë bakllava për Kurban Bajramin”, vijon nisma 7-vjeçare në Shkup

0
7

Shoqata edukative “Parimi kulturor” në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e Kurban Bajramit në sheshin “Maqedoni” të Shkupit organizoi projektin e quajtur “Një copë bakllava për Kurban Bajramin”.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga përkatësitë e ndryshme etnike dhe fetare patën mundësinë që të shijojnë bakllavën e shpërndarë me rastin e këtij aktiviteti.

Përveç kësaj, gjinisë femërore iu shpërndanë edhe lule, ndërsa edhe turistët u informuan rreth rëndësisë së festës për muslimanët si dhe bakllavanë si ëmbëlsirë.

Sumeja Ramani nga Shoqata edukative “Parimi kulturor”, në deklaratën për AA tregoi se si shoqatë këtë vit për herë të 7-të e organizojnë këtë aktivitet.

Ajo potencoi se projektin janë duke e realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së vendit.

“Në radhë të parë e përcjell mesazhin përbashkues dhe paqen në një vend multietnik dhe multikulturor siç është Shkupi. Andaj me shpërndarjen e bakllavasë për nder të festës së Kurban Bajramit si dhe dhurimin e luleve, trëndafilave dëshirojmë të zgjojmë dashurinë, tolerancën, mirëqenien dhe harmoninë mes qytetarëve sepse pa marrë parasysh përkatësisë fetare dhe etnike fundja të gjithë jemi njerëz andaj le të na bashkojnë vlerat dhe virtytet”, u shpreh Ramani

Ajo tregoi se është ndjenjë madhështore “kur i sheh turistët shprehin shumë kënaqësi dhe janë të interesuar”.

Një qytetar duke treguar se edhe më parë ka provuar bakllavanë tha se, “Është e shkëlqyeshme Ju uroj shumë momente të bukura për të gjithë që festojnë, bereqet dhe vetëm mirësi”./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here