Në Çanakala ra maska e qytetërimit

0
9

 

Shkruan: Ali Erkan Kavaklı

Barbarët me maskë qytetërimi, për të shuar flamurin e Islamit, erdhën deri para Çanakalasë, do të kalonin Ngushticën në 15 ditë dhe do të pushtonin tokat tona. Thonin se përfaqësonin qytetërimin.

Ndërkohë kur Mehmet Akif Ersoy iu klithi në fytyrë perëndimorëve dyfytyrësinë e tyre duke thënë:

“Ende fatkeqësi për ne do të qe ajo fytyrë të mos i grisej maska…

Orospia e quajtur “qytetërim”, me të vërtetë e pafytyrë.

Shihni krijesënn maskara të quajtur “qytetërim”

Dhe pështyni në ndërgjegjen e maskuar të shekullit!”

Ishte data 13 korrik 1915, ditë Ramazani. Gjatë gjithë luftës ushtarët edhe luftuan, edhe mbajtën agjërim. Ishte 12 gushti, dita e Bajramit të Madh. Ushtarët namazet gjatë ditës i falnin nëpër llogore, donin ta falnin edhe namazin e Bajramit në frontin e luftës, mirëpo namazi i Bajramit falej me xhemaat. E nëse do të mblidheshin si xhemaat e do të faleshin, atëherë armiku do të kapte mundësinë t’i sulmonte. Kështu do i godisnin me topa me rreze të gjatë në çdo anë të frontit.

Vehip Pashai, komandanti i frontit Seddülbahir ishte një ushtar i rreptë. Nuk donte që ushtarët të ishin objektiv i topave të armikut. Që në mbrëmje e thirri imamin e batalionit, Gelibolulu Hafız Rıza, në çadrën e tij dhe e urdhëroi:

“O hafiz, ushtarët kanë një kërkesë. Nesër është Bajrami i Madh, duan të falen të gjithë së bashku nesër në mëngjes. Është e rrezikshme që ushtarët të gjenden të gjithë në një vend. Nuk e pranova sugjerimin. Edhe ti ua shpjegon me një mënyrë të përshtatshme!”

Hafiz Rizai u trishtua, si do ua shpjegonte këtë shokëve të tij që kishin mbajtur agjërim gjatë gjithë muajit të Ramazanit? U kthye kokëulur nga çadra e pashait. Sapo kishte hedhur disa hapa kur i doli përballë një person me zemër të lidhur me Krijuesin, një person i ditur dhe i mirësjellshëm. E pyeti Rizain me një ton zëri serioz:

“Mos të të shkojë në mendje t’iu thuash gjë ushtarëve! Le të gdhijë dita pa, do e shohim ç’do të bëhet, ç’të mirë do na sjellë! Bëhet vetëm ajo që ka përcaktuar Allahu!”

Rizai u zgjua herët në datën 12 gusht 1915, e fali namazin e sabahut në llogore. Nuk ia kishte përçuar ushtarëve urdhrin, po ziente nga brenda. Ushtarët donin të falnin namazin, po komandanti ç’do të thonte?

Ashtu si ujërat që derdhen në të njëjtin liqen, edhe zemrat e bashkuara në dashurinë ndaj Allahut ishin më këmbë. Do të qëndronin në praninë e Allahut, do të arrinin në sexhde. Të gjithë kishin marrë abdest, prisnin të këndohej salaja (thirrja për namaz).

Hafizi e ngriti kokën drejt qiellit, iu mbush zemra me gëzim. Plot grumbuj me re të bardha po afroheshin drejt tokës, pllakosi një shtëllungë e dendur mjegulle. Të gjithë kishin ndjerë një kënaqësi të thellë brenda vetes, dolën nga llogoret ku ishin dhe formuan safet, kishin humbur brenda mjegullës, po i përgjëroheshin Allahut të Lartmadhëruar.

Personi i ditur kaloi para ushtarëve, me zërin e tij të ëmbël dhe të përvëluar këndoi nëntë ajetet e parë të sures Fetih, i priu namazit të Bajramit, në fund të Bajramit qindra ushtarë kënduan tekbire njëherësh:

“Allahu Ekber Allahu Ekber! La ilahe il-lellaha uallahu ekber! Allahu Ekber ve lil-lahil-hamd!”

Ushtarët po e përsërisnin me përshpirtshmëri tekbirin. Thirrjet e tekbirit që një herë lartësoheshin e një herë uleshin në shtratin pa ujë të lumit Zığındere bënin që zemrat e ushtarëve të vraponin në horizontet e pafund të ekzistencës, që të preheshin në bukurinë e paimagjinueshme të pafundësisë. Kuptimi i tekbirit ishte kështu: “Nuk ka zot tjetër pos Krijuesit.”

Pati një heshtje të shkurtër, më pas u lartësua një jehonë zëri nga llogoret e armiqve:

“Allahu Ekber, Allahu Ekber!”

Hafiz Rizai më pas do të mësonte nga një ushtar i zënë rob se ushtarët muslimanë nga zonat e kolonizuara, të sjellë nëpër frontet e luftës me gënjeshtrën se “Do të shpëtonin kalifin e Islamit nga duart e gjermanëve”, kur kishin kuptuar se po luftonin me ushtarët muslimanë ishin rebeluar, kishin thënë se nuk donin të luftonin dhe se atë mëngjes ishin larguar nga fronti i luftës bashkë me prijësin e tyre.

Pas datës 12 gusht lufta nga fronti Seddülbahir u qetësua shumë, ndërsa në frontin Anafarta gjaku shkonte  rrëke.

I moshuari fytyrëndritur që i priu namazit i tha kështu Hafiz Rizait:

“Biri im, zbritja e këtyre reve në tokë dhe paraqitja e tyre ndaj nesh ashtu si mjegull ka ndodhur veçse me urdhrin e Allahut. Ky urdhër është plotësuar nga Mikaili a.s., njëri prej katër melekëve të mëdhenj. Kjo ngjarje është një mrekulli e madhe e Allahut të Lartmadhëruar.” (Matarama Kan Doldu (M’u mbush pagurja me gjak), A.E. Kavaklı, Nesil, f.215)

Ndërsa po diskutohej në Dhomën e Lordëve Anglezë se përse anglezët pësuan disfatë në Çanakkale, Ëinston Churchill thotë kështu:

“A nuk e kuptoni? Në Çanakkale luftuam me Allahun dhe patjetër që u mposhtëm.”

Atë që është në rrugën e Allahut, Allahu e ndihmon. Të parët tanë mposhtën flotën më të madhe dhe ushtritë më të mëdhaja në Çanakkale. Besimi sfidoi teknikën.

Sipas Ëinston Churchill do të kalonin Ngushticën për 15 ditë. Për një vit, dy muaj e gjashtë ditë luftuan me Allahun dhe u mposhtën. Në Çanakkale besimi mposhti mohimin, Gjysmëhëna mposhti Kryqin, vërtetësia mposhti gënjeshtrën, realja mposhti besëtyten.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here