Ndërron jetë aktori i njohur i humorit

0
7

Terry Jones, ylli i grupit komik britanik Monty Python, ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e aktorit, i cili vuante nga një formë e demencës e bëri të ditur menaxheri i tij.

Familja e tij përmes një kumtese njoftoi se James vdiq të martën vonë pas “një lufte mjaft të guximshme të ndjekur me humor të mirë”.

Grupi i komikëve britanik përveç Terry Jones, përbëhej nga Graham Chapman, John Cleese, Terry Gilliam, Eric Idle dhe Michael Palin. Grupi u mblodh rreth krijimit të një seriali të cirkut fluturues Monty Python, ndërsa humori i tyre anarkik ndihmoi në revolucionin e komedisë britanike./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here