Maqedonia e Veriut mposht Izraelin, siguron vendin e tretë në kualifikimet për “EURO 2020”

0
5

Kombëtarja në futboll e Maqedonisë së Veriut me rezultatin 1:0 ka arritur fitore kundër kombëtares së Izraelit, në ndeshjen e zhvilluar në arenën “Todor Proeski” në Shkup në kuadër të kualifikime për Kampionatin Evropian “EURO 2020”.

Në gjysmën e parë të ndeshjes, Maqedonia e Veriut luajti një lojë të shkëlqyer, ku kryesisht kishte kontrollin në fushën e gjelbërt.

Edhe pse nikoqirët kishin disa mundësi për të shënuar, golin e parë dhe të vetëm të kësaj ndeshje e shënoi Boban Nikolov nga penaltia në minutat shtesë të gjysmës së parë.

Në gjysmën e dytë, ritmi i lojës ra dhe Izraeli kishte më shumë mundësi për të shënuar, por ndeshja përfundoi me fitore për Maqedoninë e Veriut.

Plasmani për në Kampionatin Evropian u sigurua nga Polonia dhe Austria, të cilat renditen në vendin e parë dhe të tretë në Grupin G, ndërsa Maqedonisë së Veriut, e cila siguroi 14 pikë, tani i mbeten ndeshjet në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut përfundoi kualifikimet e Kampionatit Evropian “EURO 2020” me katër fitore, katër humbje dhe dy barazime./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here