Lezhë/ Ndërtime me leje të falsifikuar, sekuestrohen pasuri të paluajtshme

0

Gjykata e Lezhës ka vendosur sekuestro preventive ndaj disa pasurive të paluajtshme, të cilat kanë rezultuar të ndërtuara me leje të falsifikuar. Zyrtarisht bëhet me dije nga Policia e Lezhës se janë sekuestruar pallate në ndërtim në Kune Shëngjin në pronësi të administratorit Agustin Uldedaj.

Konkretisht është vënë nën sekuestro një pallat 5-katësh me sipërfaqe 2 mijë metra katrorë dhe në proces ndërtimi kati i fundit, si dhe një pallat 7-katësh me sipërfaqe 4712 metra katrorë në proces ndërtimi kati i fundit. Gjithashtu, është vendosur nën sekuestro preventive një truall me sipërfaqe 1146.6 m2, në lagjen “Besëlidhja”, e cila rezulton në pronësi të Bledar Deda.

Për të dyja këto raste, lejet e ndërtimit kanë qenë të falsifikuara, thotë policia. Hetimet po bëhen nga Prokuroria për veprat penale të ndërtimit të paligjshëm dhe falsifikimit të dokumenteve.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here