Detaje/ Kush janë dy të infektuarit e tjerë me koronavirus në Korçë, njëri prej tyre polic

0
5

Janë dy rastet e reja të konfirmuara me koronavirus gjatë ditës së sotme në qytetin e Korçës.

“BalkanWeb” mëson se, njeri prej tyre është punonjës policie.

Ai se fundmi ka udhëtuar në një shtet tjetër dhe me mbërritjen në Shqipëri është vetëkarantinuar në banesën e tij.

Fatmirësish deri në këto momente kontaktet e tij të afërta nuk kanë patur simptoma ndërsa bashkëshortja e tij ka rezultuar negative ndaj testit.

Personi tjetër i prekur nga Korca sipas burimeve, mësohet se është një i moshuar 73 vjec i cili ka pasur kontakte me ciftin e të moshuarve, një nga rastet e konfirmuara ditën e diel.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here