Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi, regjistrohen 44.653 raste në të gjithë botën

0
4

Është rritur në mbi 45.100 numri i personave të prekur nga koronavirusi i ri i cili u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në qytete, rajone dhe shtete të tjera.

Si pasojë e epidemisë vdekjeprurëse të koronavirusit deri më tani kanë vdekur 1.116 persona, prej të cilëve 1.114 në Kinë dhe nga një në rajonin special administrativ të Hong Kongut dhe në Filipine.

Deri më tani në Kinë janë regjistruar 44.653 raste të koronavirusit ndërsa 49 në Hong Kong, 10 në Macao dhe 18 raste në Tajvan.

Sipas të dhënave të përpiluara nga institucionet e autorizuara shëndetësore të vendeve që njoftojnë shfaqjen e koronavirusit numri i rasteve është si më poshtë:

Japoni: 203

Singapor: 47

Tajlandë: 33

Kore e Jugut: 28

Malajzi: 18

Vietnam: 15

Australi: 14

Gjermani: 14

SHBA: 13

Francë: 11

Britani: 8

Emiratet e Bashkuara Arabe: 8

Kanada: 7

Itali: 3

Indi: 3

Filipine: 3

Rusi: 2

Spanjë: 2

Nepal: 1

Sri Lanka: 1

Kamboxhia: 1

Belgjikë: 1

Suedi: 1

Finlandë: 1

/AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here