Kemal rrëmben Defnen dhe sulmon Serkanin, nesër në “Lule të vetmuara”

0
37

Zejno kërkon ndihmën e Ferides për tu strehuar në konviktin e jetimores. Ferideja nuk e pranon Zejnon në konvikt duke qenë se ajo e ka nënën e saj. Kemal rrëmben Defnen. Kemal kërkon të dijë kush i vodhi bizhuteritë dhe Defne ia lë fajin Ejlylit. Kemal shkon në shtëpinë e Nazanit dhe akuzon Serkanin se në bashkëpunim me Ejlylin i ngritën kurth. Serkan zihet me Kemalin dhe ky i fundit e kërcënon. Ejlyl shqetësohet kur mëson se Kemal kërkon të hakmerret. Seher kërkon para hua nga pronari i lokalit për të paguar bursën e Meralit. Toprak dyshon se Feride po i fsheh diçka. Feride i tregon se ka marrë një kredi për të paguar faturën në konvikt. Defne i tregon Gokhanit se Xhemre dashuron Serkanin. Serkan dhe Gokhan përplasen me fjalë me njëri-tjetrin. Serkan akuzon Gokhanin për këtë që po ndodh dhe ky i fundit ofendohet. Xhemre mbron Gokhanin por lëndon Ejlylin me fjalët e saj. Mesude vendos të ndryshojë pamjen për t’i rënë në sy Kemalit. Ajo i lutet të kthehet në shtëpi por Kemal nuk pranon duke bërë shkaktare Ejlylin. Zejno përgatit një plan për të hequr qafe nënën e saj. Songyl dhe Kader maskohen si babagjyshe dhe shesin tollumbaca për të fituar para. Gynej dhe Xhenk përballen me vajzat dhe qeshin me to. Seher i bën një kuti me dhurata Meralit dhe e gëzon pa masë. Meral dyshon se nëna e saj ia dërgon dhuratat./revistawho.com

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here