Kalendari historik, çfarë ka ngjarë më 22 janar

0
4
  • 22 janar 1517… Ushtria e Perandorisë Osmane e komanduar nga Selimi I, në luftën e Ridanijes (Egjipt) mundi ushtritë e Memlukëve. Me këtë fitore ra Shteti Memluk dhe territoret u përfshinë në sovranitetin e Perandorisë Osmane. Shteti Memluk u fundos në histori, Shteti Osman u bë sovran i Egjiptit dhe Kalifati u kaloi osmanëve. Reliket e shenjta në Egjipt u sollën në StambollShteti Osman u bë shteti më i fuqishëm në Evropë.
  • 22 janar 1905… Filloi revolucioni i parë rus. Njësitë cariste hapën zjarr dhe vranë 500 punëtorë, që ishin duke marshuar drejt Pallatit Dimëror për të dorëzuar peticionin e punëtorëve dhe kjo u bë shkak për kryengritje. Ngjarja zuri vend në histori si “E diela e përgjakur”. Kjo ngjarje pranohet si pika kthesë e hedhjes së themeleve të para të Revolucionit Sovjetik. Më pas këto ngjarje u quajtën Revolucioni i 1905.
  • 22 janar 1939… – Një grup shkencëtarësh nga Universiteti “Columbia” zbërthyen atomin e uraniumit.
  • 22 janar 1989… Në Bashkimin Sovjetik për herë të parë u zhvillua Konkursi Ndërkombëtar i Bukurisë. Meltem Hakara, që përfaqësoi Turqinë në këtë konkurs, zuri vendin e parë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here