Koronavirusi/Ja skenarët e mundshëm optimistë dhe pesimistë

0
4

 

Shkruan: İbrahim Karagül

Covid-19 (Korona) nuk është një epidemi lokale dhe rajonale, por globale. Ndoshta njerëzimi po jep sprovën më të rëndë. Po e zbulon përsëri dobësinë e tij.

Po ndryshon përkufizimi i forcës. Ndërkohë kur kemi arritur në kufijtë e shkencës, një gjallesë e zakonshme po kërcënon gjithë njerëzimin. Po rikonfigurohet stili i jetesës që kemi njohur dhe jemi mësuar deri më sot.

Pandemia nuk bën dallim mes shteteve, rajoneve, strukturave etnike, rretheve shoqërore, mes të pasurve dhe të varfërve, nuk pyet për statusin shoqëror.

Për herë të parë globalizohet kështu një kërcënim.

Në historinë e afërt për herë të parë u globalizu një kërcënim në këtë mënyrë. Mund të arrijë në skutat më të thella të botës. Luftërat rajonale, luftërat botërore, fatkeqësitë natyrore që kemi dëshmuar deri më sot ishin të kufizuara me shtete e rajone. Një pjesë e botës mund të mbetej jashtë.

Por këtë herë nuk po ndodh kështu. Njerëzimi është i gjithi nën kërcënim, po mbrohet i gjithi njëherësh.

Çështja më e madhe është paqartësia. Deri kur të prodhohet vaksina dhe ilaçet përkatëse kemi nisur një “betejë të përbashkët” me mundësitë që zotërojmë. Po tani e tutje ç’mund të ndodhë?

Skenari pesimist: Pandemia do të ndalet shumë herët.

  1. Vaksina e koronës do të gjendet më shpejt sa sa parashikohet.
  2. Ilaçi kundër virusit do të prodhohet më shpejt se sa për epidemitë e tjera.
  3. Do të gjendet më herët zgjidhje në krahasim me Ebolën, AIDS, Sars dhe gripin e derrit.
  4. Shtetet do të solidarizohen me njëri-tjetrin në çështjen e vaksinës dhe të ilaçit. Sepse jemi të detyruar për këtë. Në këtë fushë e gjithë bota do të mobilizohet, madje edhe u mobilizua.
  5. Sëmundja do të ndalohet pa arritur në rrëzimin dhe fatkeqësinë që frikësohemi. Do të ndalohet diku pa arritur kulmin e kufijve tanë të frikës e të shpresës.
  6. Pas epidemisë në fakt shtetet, popujt dhe individët do mësojnë se me çfarë kërcënimesh në fakt mund të përballet raca e njeriut.
  7. Do të zhvillohet një vetëdije dhe perceptim kundrejt luftës ndaj kërcënimeve të përbashkët, e jo të luftës me individët.
  8. Ndoshta tema si pushtimet, luftërat, konfliktet e brendshme, përplasjet për pushtet, luftërat tregtare, burimet dhe tregjet nuk do të jenë më çështje përparësore.

Shembet kapitalizmi, pakësohet çmenduria e prodhimit dhe konsumimit dhe fitojnë forca vlerat fetare…

  1. Kapitalizmi do të shembë, do të fitojë forcë një mendim botëror më i drejtë, më ndarës, më solidarizues.
  2. Çmenduria e prodhimit dhe e konsumimit do të qëndrojë në një bazë më racionale. “Koncepti i nevojës” do të jetë më përcaktues.
  3. Do të shihet qartë se ambiciet e kompanive disakombëtare kanë nisur të kërcënojnë racën njerëzore dhe do të merren masa parandaluese kufizuese në këtë temë.
  4. Do të ndryshojë koncepti i qytetit, vendbanimeve dhe banimit.
  5. Do të zhvillohet një vetëdijë dhe sensibilizim serioz mbi mjedisin.
  6. Do të marrin forcë vlerat shpirtërore dhe besimet.
  7. Bashkë me këtë luftë dhe me pjesën pas saj shtetet do të forcojnë sistemin shëndetësor.
  8. Shtetet dhe individët do të ndryshojnë në aspektin pozitiv stilin e jetesës. Do të formësohet një rrjetë e re e marrëdhënieve shoqërore.
  9. Do të përhapet një model jetese më i pastër, më i kujdesshëm, më i shëndetshëm.

Do të arrihet kulmi në fushën e shkencës dhe të teknologjisë, do të përjetohet një revolucion racional.

  1. Pas pandemisë do të thuren rrjetet e solidarizimit mes shteteve. Do të formësohen platforma mbi kombëtare. Do të nënshkruhen lloje të reja kontratasj dhe marrëveshjesh ndërshtetërore që kufizojnë shtetet dhe kombet, do të vendosen rregulla të rinj dhe institucione të rinj.
  2. Pas pandemisë do të përjetohet një kulm i jashtëzakonshëm në fushën e teknologjisë dhe të shkencës. Ndoshta do të dëshmojmë përhapjen më serioze të informacioneve në historinë e njerëzimit, shndërrimin më rrënjësor racional.
  3. Në rendin politik, ekonomik, social, në stilin e jetesës, në prodhim dhe në konsumim, në perceptimin tonë mbi “nevojën”, në perceptimin tonë për njeriun dhe vlerën, do të ndjejmë në mënyrë të theksuar detyrueshmërinë e nxjerrjes së “njerëzores” në plan të parë. Ndoshta edhe do të hedhim shumë hapa të rëndësishëm në këtë fushë.

Skenari më pesimist: Nëse rrëzohet sistemi i drejtësisë rrëzohen edhe shtetet.

Jam i sigurt se njerëzimi, me eksperiencën e përbashkët, vendosmërinë, pasionin për të jetuar, aftësitë dhe me forcën e dijes do e kalojë pandeminë Covid-19 (korona) me sa më pak dëme të jetë e mundshme. Por përsëri nuk humbasim gjë nëse parashikojmë skenarin më të keq dhe nëse parapërgatitemi.

  1. Virusi përhapet shumë shpejt, nëse nuk kontrollohet mund të rrëzohet sistemi shëndetësor i disa shteteve.

Sepse në Afrikë sistemi shëndetësor i mjaft shteteve është aq i dobët sa thuajse nuk ekziston fare. Shumë shtete kanë sistem të dobët shtetëror. Edhe ata që kanë sistem të fuqishëm mund të mos rezistojnë në rast se pandemia del nga kontrolli.

  1. Për momentin fusha më strategjike që do të mbajë më këmbë shtetet është sektori dhe sistemi shëndetësor. Nëse rrëzohet ky sektor rrëzohet çdo gjë tjetër. Në këtë rast nuk mund të bëhet ndërhyrje mbi pandeminë, e pas kësaj të gjithë institucionet nisin të rrëzohen një më një.

Kështu përjetohen kriza e rebelime sociale, kryengritje, rrëzohen administratat civile.

 

  1. Mund të rrëzohen administratat civile. Edhe kjo bëhet shkas për problemet e sigurisë. Në këtë situatë shumë shtete mund të mbeten të detyruar të kalojnë në gjendje të jashtëzakonshme.
  2. Perceptimi i shtetrrethimit, zbatimi i karantinës, moskontrollimi i pandemisë prish psikologjinë e masave, pakëson forcën e rezistencës dhe durimit. Ndërsa kjo shkakton kriza sociale, trazira shoqërore dhe kryengritje.
  3. Ndalimi i ekonomisë, rënia e sistemit financiar, ngadalësimi i mekanizmave prodhuese ose ndalimi i tyre ndalon edhe shtetet e botën.

Lloje të rinj luftërash, ideologji të rrezikshme dhe organizime.

  1. Luftërat janë luftëra me bazë ekonomike, burimesh dhe tregjesh. Ashtu si pasuria bëhet shkas për luftërat, edhe varfëria bëhet shkas për luftëra.
  2. Shtetet, për të shtirë në dorë burimet mbitokësore dhe nëntokësore mund të marrin pjesë në konflikte, luftëra dhe pushtime që në ditën e sotme as që mund t’i parashikojmë.
  3. Mund të shfaqen ideologji, besime dhe organizime më se të rrezikshme.
  4. Rënia e administratave civile në Europën Qendrore (ndërkohë kur kërcënimi më serioz është atje), diçka e tillë bëhet shkak për efektin e dominosë në të gjithë botën. Tronditja politike dhe shoqërore në aksin SHBA-Europë mund të përhapet në çdo shtet.

Gjendja e jashtëzakonshme në nivel global: Mos është ky “Fundi i Botës”?

  1. Bie rendi botëror që njohim. Dallgët e kaosit bëjnë efekt tërmeti në gjithë botën. Mund të vazhdojmë drejt “Gjendjes së jashtëzakonshme në nivel global”.
  2. Disa shtete rrëzohen. Forca krejtësisht të reja zbresin në terren. Disa shtete të tjerë fitojnë forcë madhore. Forcat që drejtojnë sistemin global dhe fushën e qeverisjes ndryshojnë. Mund të ndryshojnë hartat e forcës në botë dhe hartat fizike.
  3. Mund të rrëzohet koordinimi qendror i shtetit. Kur të rrëzohet ky koordinim rrëzohen edhe shtetet. Rrëzohen popujt. Shpërndahen shtetet.
  4. Ndodh rrënimi më i madh në historinë e njerëzimit. Rrëshqet boshti i botës. Ë veçanti për historinë e perëndimit kjo bëhet “Fundi i historisë”.

Këta nuk do të ndodhin por do të ndryshojë rendi botëror, disa shtete do të shndërrohen në shtetet në botës së tretë….

  1. Por këta nuk do të ndodhin. Do të tregojmë përpjekje me gjithë forcat tona që diçka e tillë të mos ndodhë. Do të përdorim gjithë dijet, aftësitë dhe vendosmërinë tonë. Njerëzimi do të hyjë në një mobilizim të përbashkët (madje tashmë ka hyrë) dhe do të kalojë para kësaj fatkeqësie.
  2. Mirëpo mund të themi që tani se do të ndryshojnë rendet politike, sociale, identitetet politike, organizimet dhe diskurset, ndjeshmëritë shoqërore dhe stili i jetesës.
  3. Që tani mund të themi se disa shtete, disa forca të mbuluara me mbulesën e pasurisë, forca “që drejtojnë botën”, pas kësaj pandemie do të humbin këta forca të tyre, do të bien në nivelin e “shteteve të botës së tretë”.

Pika më e dobët e botës nuk paska qenë Afrika, por Europa!

  1. Po, virusi (Covid-19) do të ndryshojë sistemet politike, ideologjitë, identitetet, teoritë mbi të ardhmen, grindjet ekonomike, dallimin mes pasurisë dhe varfërisë, hartat e forcës dhe sfidat. Ose situata që do të shkaktojë pandemia do të ofrojë mundësi për ndryshimin e këtyre.
  2. Tanimë e dimë këtë. Po rrëzohet mburrja dhe krenaria e Perëndimit. Po rrëzohet sistemi i tyre financiar dhe ekonomik. Po rrëzohet privilegji i forcës. Ata që shohim në Itali, Francë, Angli dhe në Gjermani e tregojnë qartë këtë.
  3. Ndërkohë pamë se pika e dobët e botës nuk qenka Afrika ose një rajon tjetër, por qenka Perëndimi! Të gjithë pranimet paraprake në mendje shkuan në zero.

Qeverisja qendrore e fuqishme është edhe lidership i fuqishëm. Turqia është me shumë avantazh.

  1. Shtetet që kanë qeverisje të dobët qendrore, që nuk zotërojnë një lidership të fuqishëm, që nuk arrijnë të sigurojnë solidarizimin shoqëror, që nuk arrijnë të koordinohen mirë duket se do të dëmtohen rëndë. Turqia, në të gjithë këta fusha, është një ndër shtetet që vijnë në nivel të parë.
  2. Ne si shtet i Turqisë jemi të detyruar të mbajmë të fuqishëm sistemin shëndetësor dhe fushën e qeverisjes qendrore. Nëse arrijmë t’i mbajmë këta të dyja më këmbë, pas pandemisë do të dalim në plan të parë si një shtet shumë më i fuqishëm. Teksa forca dhe pasuria do të ndryshojë dorë, Turqia do të jetë një ndër shtetet që do të marrë pjesë nga kjo ndarje e re.
  3. Dhe ne do e mposhtim këtë pandemi. Nëse edhe individët sillen po aq përgjegjës sa shtetet dhe institucionet, që sipas meje sillen, do ia dalim mbanë me këtë kërcënim.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here