Ish-lojtari i Real Madridid Fabio Coentrao është shumë pranë Portos, kështu raportohet nga disa gazeta portugeze.
Gazeta Record thekson se transferimi i mbrojtësit të majtë është një nga urdhrat e trajnerit Sergio Conceiçao, pasi e konsideron si një lojtar me shumë eksperiencë në kompeticionet euripiane.
Në ditët e fundit Coentrao ishte shumë pranë firmës me grekët e Thessaloniki PAOK, që trajnohen nga portugezi Abel Ferreira, megjithëse në fund marrëveshja nuk u materializua.