Historiku i veçantë i Urës së Mesit në Shkodër dhe arsyeja pse është “bekim” për çiftet e reja

*Nga Besar Bajraktaraj 

Ura e Mesit, monument kulture dhe simbol i qytetërimit të lashtë, është kthyer në një pikë tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj. Turistët e huaj që zgjedhin të vzitojnë Shkodrën, është e pamundur të mos kalojnë dhe të vizitojnë Urën e Mesit.

Një atraksion i veçantë është kthyer edhe për turistët vendas dhe sigurisht shfrytëzohet edhe nga banorët e zonës.

“Bekim” për çiftet e reja

Pa frikë mund të thuhet se kjo urë është kthyer në një “bekim” dhe për çiftet e reja, ku të shumtë janë ato që zgjedhin të kalojnë mbi këtë urë. Ky fakt konfirmohet dhe nga fotografi dhe kameramani, Ilirjan Kallaj i cili pohon se janë të shumtë çiftet që zgjedhin Urën e Mesit me rastin e martesës së tyre.

Sipas tij deri më tani kanë qënë të shumtë banorët e zonës të cilën e kanë frekuentuar këtë urë, por tashmë interesi është rritur për ta frekuentuar nga çiftet e reja, nga jashtë zonës. Çiftet që e frekuentojnë janë nga rrethinat e qytetit të Shkodrës, por edhe qytetet e tjera.

“Gjatë vitit numri i çifteve të reja që vendosin të vizitojnë Urën e Mesit, me rastin e martesës së tyre, shkon mbi 50”, thotë Kallaj.

Ura e mesit është një ambient pikturesk për zhvillimin e videoklipeve të ndryshme, jo vetëm për dasma.

Atraksion për turistët e huaj

Ura e Mesit është kthyer dhe në një pikë tërheqëse për turistët e huaj që përzgjedhin të vizitojnë qytetin e Shkodrës.

Për të huajt, artitektura e urës mbi lumin Kir është intriguese: e gjitha me gurë të latuar dhe pllaka guri.

Gjatë bisedave me banorë të zonës lidhur me frekuentimin nga turistët e huaj, mësojmë se më të shumtit që e vizitojnë janë nga vendet e lindjes, por edhe nga evropianët. Turistët janë kryesisht nga Rusia, Çekia, Polonia, Austria, Gjermania, Anglia, etj.

Gjatë një viti Urën e Mesit e vizitojnë më shumë se 3 mijë turistë të huaj, shifër kjo që pritet të rritet nga viti në vit.

Të dhëna mbi urën

Ura e Mesit, ndodhet 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir, është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë. E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati, ura me kurriz që ndodhet mbi lumin Kir shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën. Duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike, kjo urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë . Me gjatësi 108 metër, gjërësi 3.40 metër dhe me 13 harqe jo simetrike, për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri, Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër.

Në bazë shikohet qartë se nuk është lineare. Por merr një anim prej 14° drejt anës së ulët rreth 5 m në të djathtë të harkut të madh. E detyruar nga shkëmbijt e shtratit të lumit. Mund të shohim prej teknikave të ndërtimit se Ura e Mesit ka dy faza ndërtimi. Faza e parë pau ndërtimin e harkut qëndror dhe 3 tjerëve pranë, dy në të majtë e një në të djathtë. Në fazën e dytë të ndërtimit, Kiri mbuloj urën dhe si pasojë u ndërtuan harqet e vogla si ndihmesë në secilin skaj. Sot ura ka 13 harqe. Më i madhi në qendër, ka një pasqyrë prej 21.5 m, i mbajtur nga brinjë dyfishe me gjërësi 1,08 m. Ura ka pësuar shumë dëme nga koha, moti dhe vërshimet e lumit[1], por në Maj 2010 u mundësua përfundimi i rinkonstriksionit të urës dhe përshtatja për këmbësorët.

Ura e mesit është ura më e gjatë e ndërtuar nga osmanët në Shqipëri, me gjatësi prej 108 metrash.

Legjenda e ‘ Urës së Mesit’

Një tregtar turk në ndihmë të disa banorëve të zonës hapi disa gropa për të shuar gëlqeren.  Për gati 20 vite fshatarët e priten tregtarin për të ndërtuar urën. Më në fund ai erdhi, mblodhi banorët, e fillio ndërtimin e urës. Gëlqerja, që kishte qëndruar për 20 vite në gropa, kishte një fortësi të tillë sa i lidhi mjaft mirë gurët e urës. Sipas legjendës, kjo urë është ndërtuar me gur dhe gëlqere të shuar, pa cimento e hekur.

Rama: Ura e Mesit në Shkodër, e përfshirë në programin e restaurimit, IPA 2017

Ura e Mesit në Shkodër është një monument i rrallë për teknikën e ndërtimit dhe vlerat arkitektonike, ndërtuar në vitin 1768.

Kryeministri Edi Rama në muajin Maj ka publikuar në faqen e tij në ‘Facebook”, një imazh spektakolar të Urës së Mesit, monument i përfshirë në projektet e programit IPA 2017 për restaurim.

“Ky monument është përfshirë në projektet e programit IPA 2017 për restaurimin e plotë të 13 harqeve elegante të urës, rehabilitimin e peizazhit të mrekullueshëm të rrethinave të lumit Kir dhe për restaurimin e Kalasë së Drishtit”, shkruante Kryeministri Rama.

Postime te ngjashme