Skuadrat e futbollit të përfaqësueses finlandeze dhe suedeze siguruan vendin e tyre në Kampionatin Evropian “Euro 2020” duke mposhtur kundërshtarët e tyre mbrëmjen e së premtes.
Finlanda arriti të rezervojë debutimin historik në turne, duke mposhtur Lihtenshtajnin me rezultatin 3-0, dhe kështu grumbulloi në total 18 pikë për të siguruar vendin e dytë në Grupin J pas Italisë.
Golat e fitores për Finlandën i shënuan Jasse Tuominen dhe Teemu Pukki.
Në Grupin F, Suedia arriti të mposhtë Rumaninë me rezultatin 2-0 dhe gjithashtu siguroi vendin e dytë në grup pas Spanjës.
Marcus Berg dhe Robin Quaison shënuan në pjesën e parë për të nisur festën për Suedinë.
Rezultatet e së premtes:
Grupi F:
Norvegjia – Ishujt Faroe 4-0
Spanja – Malta 7-0
Rumania – Suedia 0-2
Grupi J
Finlanda – Lihtenshtajni 3-0
Bosnjë dhe Hercegovina – Italia 0-3
Armenia – Greqia 0-1
Grupi D
Zvicra – Gjeorigjia 1-0
Danimarka – Gjbraltari 6-0/AA