Forcat izraelite vrasin protestuesin palestinez, plagosin dhjetëra të tjerë

0
4

Forcat izraelite kanë vrarë një protestues palestinez dhe kanë plagosur të paktën 54 të tjerë në Rripin e Gazës, sipas zyrtarëve shëndetësorë në enklavën e rrethuar. Alaa Nizar Hamdan, 28 vjeç, u qëllua në gjoks nga ushtarët izraelitë në Jabalia, në Gaza veriore, Ashraf al-Qedra, tha të Premten zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë në Gaza.

Midis të plagosurve, 22 u qëlluan me plumba, shtoi ai. Mijëra palestinezë u mblodhën pranë gardhit rrethues për të marrë pjesë në Marshin e Madh të Kthimit, një seri protestash javore që filluan në Mars 2018, shkruajnë mediat e huaja.

Ushtria izraelite nuk e komentoi incidentin specifik, por i tha agjencisë së lajmeve AFP se rreth 5.800 “rebelë dhe demonstrues” palestinezë ishin mbledhur në vende të shumta përgjatë rrethimit, me disa gurë të hedhur dhe pajisje eksplozive drejt ushtarëve./bw

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here