Epidemitë globale dhe siguria kombëtare…

0
6
epa08339742 A handout photo made available by No. 10 Downing Street of Britain's Prime Minister Boris Johnson applauding during a 'Claps for our Carers' outside 11 Downing Street in London, Britain, 02 April March 2020. Boris Johnson, who is self-isolating in Downing Street after contracting the pandemic COVID-19 disease caused by the SARS-CoV-2 coronavirus himself, is facing criticism over his government's testing strategy. EPA/PIPPA FOWLES / DOWNING STREET HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Shkruan: Abdullah Muradoğlu

“Organizata Botërore e Shëndetësisë” e shpalli llojin e ri të koronavirusit me origjinë Kinën si një “pandemi globale”. Kështu u vërtetua edhe një herë se njëra prej keqësive që sjell globalizimi është edhe përhapja e epidemive tradicionale në një mënyrë të shpejtë në të gjithë botën. Pa dyshim që kjo situatë është veçse njëra prej epidemive që kemi dëshmuar që prej kohëve të hershme të njerëzimit. Gjithsesi dihet se sëmundjet epidemike u shfaqën bashkë me kalimin e shoqërive njerëzore nga gjuetarë dhe grumbulluesë në qytetërimin bujqësor, si rrjedhojë bashkë me themelimin e qyteteve. Ndërsa njëri dallim i epidemive që përjetojmë sot, në krahasim me ata të hershmet, është në lidhje me shpejtësinë e përhapjes.

Para pak kohësh po lexoja librin “Hititët / Një perandori botërore e panjohur” të shkruar bashkërisht nga Birgit Brandau dhe Hartmut Schickert. Sipas këtij punimi ‘njëra ndër epidemitë më të hershme në Anadoll qenka përjetuar para 3 mijë e 300 viteve.’ Në këtë vepër lexova de epidemia që kishte zgjatur për dhjetëra vite, kishte rezultuar me fatkeqësi. Mbreti Hitit Murshili II, i cili humbi gjyshin e tij mbret dhe vëllain e tij po mbret gjithashtu, gjatë kësaj epidemie, kishte shkruar madje edhe lutjet që kishte kënduar: Në mbishkrimin e njohur si “Lutjet e Murshiliut për murtajën”, citohen këta shprehje:

“Dhe babai im vdiq… Edhe princërit, rreshterët, komandantët dhe oficerët që ishin përkrahës të babait tim vdiqën për këtë arsye. Po ashtu për këtë arsye nisi të vdesë edhe populli i Hattushës dhe shteti Hattusha u zvarrit drejt një fatkeqësie.”

Hititët ishin në kthetrat e një epidemie të rëndë që merrte më shumë jetë se sa luftërat që kishin vazhduar për më shumë se 20 vite. Murshili II thekson se kjo epidemi kishte ardhur në kryeqytetin Hattusha me anë të ushtarëve të zënë rob në luftën e realizuar me Egjiptin në Siri dhe se ishte përhapur me shpejtësi në shtet. Nga ana tjetër duhet të dimë se epidemitë e kohës moderne janë mjaft të ndërlidhura me prishjen e ekuilibrave në natyrë nga vetë dora e njeriut. Nuk duhet të harrojmë edhe se rrahja e pendëve nga një flutur mund të bëhet shkas për një ndryshim ekologjik në cepin tjetër të botës.

Thuhet se ky realitet fitoi shpejtësi bashkë me “rrugët e njohura të Romës”, të cilët simbolizonin forcën e perandorisë romake, perandoi kjo e cila një herë e një kohë ishte gati të shuhej për shkak të epidemisë së murtajës. Shprehja “Të gjitha rrugët të nxjerrin në Romë”, buron nga ky realitet. Rrugët që lidhnin gadishullin italian me Europën Veriore dhe me Mesdheun Lindor, po me anë të këtyre murtaja mbartej në Romë. Historia e njerëzimit është edhe historia e epidemisë. Epidemitë shkojnë e vijnë por njerëzimi vazhdon ekzistencën e tij, gjë që do e vazhdojë deri në kiamet.

Natyra e epidemisë së sotme nuk dihet plotësisht. Vijojnë testet dhe studimet. Në ditët në vijim do të zotërojmë më shumë të dhëna në lidhje me këtë virus. Pa dyshim që edhe shkenca nuk qëndron duarlidhur. Shkenca dhe epidemitë thuajse luajnë si macja me miun. Njerëzimi, ashtu siç përballoi epidemitë e mëparshme, do i rezistojë edhe kësaj epidemie pa u kapluar nga paniku. Kur të zhduket paqartësia në lidhje me virusin, epidemia do të sprapset dhe jeta do të vazhdojë të rrjedhë si më parë. Ashtu si nga çdo epidemi, edhe nga kjo ka shumë mësime që duhet të nxjerrim.

“Kina” ishte baza qendrore e kësaj epidemie. Tani u bë “Europa Perëndimore” baza qendrore. Presidenti i SHBA-së Trump shpalli urgjencë kombëtare dhe të gjithë shtetet janë në gjemba. Ndërkohë u futën në qarkullim edhe mjaft “teori komplotesh”. Ndërkohë kur “paqartësia”, “teoritë konspirative” dhe “pasiguria” janë aleatët natyralë të panikut. Konkurenca për forcë mes Kinës dhe SHBA-së dhe pasiguria reciproke që u shfaq bazuar në këtë, ndikoi negativisht luftën ndaj epidemisë. Vonimi i shpërndarjes së të dhënave dhe rezultateve të përfituara ndihmuan në globalizimin e epidemisë. Po të mos ishte jetuar kjo vonesë ndoshta edhe do të ishte e mundur që epidemia të ndalohej që në burimin e saj. Për fat të keq kjo nuk ndodhi.

Në pikën ku ndodhemi pandemia globale ka fituar cilësinë e “kërcënimit multidimensional kombëtar të sigurisë” për çdo shtet. Jo vetëm qeveritë, por edhe ne si individë dhe si familje duhet t’i bashkohemi luftës kundër epidemisë pa u kapluar nga paniku. Në situata të tillë rreziku për popujt është i përbashkët. Si rrjedhojë duhet të shprehim përpjekje maksimale për të ruajtur veten, familjet tona, po ashtu edhe fqinjët dhe njerëzit e tjerë. Nuk duhet të harrojmë qoftë edhe për një moment të vetëm se siguria individuale shëndetësore është e lidhur fort me sigurinë e të tjerëve.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here