Pamjet nga ajri të Durrësit të filmuara nga A2 CNN me dron tregojnë dramën e vërtetë të këtij qyteti sot.
Pallate të shembura, rrugë të braktisura, njerëz që mungojnë, janë apeli i munguar i këtij qytetit. Për më shumë shikoni pamjet me dron se si është Durrësi sot.
Lagja 18 në qytetin e Durrësit duket si një qytet fantazmë pas tërmetit të 26 nëntorit. Pallatet dëmtuara e të zbrazura me shpejtësi nga banorë të friksuar ngjajnë me Pripiatin e Çernobilit. Tek tuk shihet ndonjë qytetar që vjen të marrë plaçka, apo të kontrollojë shtëpinë, përndryshe këtë hapësirë të qytetit e ka mbuluar heshtja. #A2CNN
Posted by Blendi Salaj on Sunday, December 1, 2019