“Ditëlindja më e trishtuar”, Ermal Mamaqi prek me postimin për prindërit: Donim të përqafoheshim, por s’mundeshim

0
6

Aktori Ermal Mamaqi ka ndarë një postim prekës në Facebook, sot kur është edhe ditëlindja e tij.

Ai thotë se padyshim ka kaluar sot ditëlindjen më të trishtë dhe ndan një episode me prindërit e tij.

Mamaqi thotë se ju ka lënë te dera një tortë, ka zbritur 10 shkallë dhe ka pritur që ata të hapin derën e ta marrin, ndërsa prindërit kanë nisur të qajnë. Ai e quan këtë një situatë të pandodhur më parë. Jo se nuk ka qëndruar ndonjëherë larg tyre, por se kjo e sotmja ishte e pazakontë, pasi do të donte t’i përqafonte, në një kohë që nuk mundet, nga frika se mos ndonjëri prej tyre mbart koronavirusin.

Megjithatë, ai nuk e humb shpresën. Thotë që pas ditëve të këqija më të mira do na vijnë.

  • foto galeri

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here