“Burimi i Paqes”/ Çlirohen në Siri 13 fshatra nga terroristët

0
6

Gjithsej 13 fshatra janë çliruar nga terroristët në afërsi të qyteteve Tal Abyad dhe Ras-al-Ayn gjatë operacionit antiterrorist të Turqisë në veri të Sirisë.

Fshatrat e Al-Jabse dhe Tal Fandar ishin fshatrat e parë që u pastruan nga terroristët në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes”, i cili filloi mërkurën në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe tërësinë territoriale të Sirisë.

Më vonë, ushtarët turq çliruan fshatrat Musheirifa, Dedat, Bir Ashik dhe Hamidije në Tal Abyad dhe Kishto në Ras al-Ayn.

Fshatrat Kishto e Poshtme në perëndim të Ras al-Ayn, si dhe fshatrat Barzan, Al-Xhudejde dhe Gisas, gjithashtu u pastruan nga terroristët.

Ndërkohë, Ushtria Kombëtare Siriane, e cila po merr pjesë në operacion së bashku me forcat turke, ka shkëputur një linjë furnizimi të YPG/PKK-së përmes rrethit Dirbasije në Haseke./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here