Wednesday, December 11, 2019
  • Kreu
  • Etika
  • Kontakt
Frekuenca.com
  • Kreu
  • Shqipëria
    • Të gjitha
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë

    Babai monstër që vrau të bijën, zbulohet e shkuara e tij kriminale

    E ndërtuar vetëm 4 vjet më parë, fadromat e IKMT-së shembin shkollën nëntëvjeçare

    Tërmeti apokaliptik, ambasada e Katarit anulon pritjen për ditën Kombëtare për t’u solidarizuar me Shqipërinë

    Masakër në një spital, të paktën 6 persona humbin jetën

    Kandidatura e parë për SPAK, mësohet emri i prokurorit

    Vdiqën nënë e bijë në rrënoja, mësuesja e Esielës bën dedikimin e ndjerë: Nuk guxuan të kthejnë shikimin e mjegulluar nga…

    Rama: Po punojmë për të lidhur një marrëveshje me një kompani turke

    U vra me armë zjarri, kush është 29-vjeçari nga Kavaja që mbeti viktimë(FOTO)

    “Tërmeti ishte afër nivelit katastrofik”, inxhinieri: Shumica e banesave që do shemben janë ato që janë ndërtuar para 60 vitesh

    • Politikë
    • Kronikë
    • Aktualitet
  • Rajoni
    • Të gjitha
    • Greqi
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Serbi

    Aksidentohet rëndë oficeri shqiptar i sigurisë në Maqedoninë e Veriut, Turqia mobilizon stafin mjekësor dhe avionin-ambulancë

    “Bota demokratike duhet të ndalë qasjen mohuese të Serbisë për krimet e dokumentuara”

    ​Ramush Haradinaj: Serbia e ruan paturpësisht mendësinë kriminale të trashëguar nga Millosheviçi

    Ngjarje e rëndë, 22 vjeçarja greke godet në rrugë disa herë me thikë shqiptarin

    Zaev: Anëtarësimi në NATO, më shumë stabilitet dhe siguri për rajonin

    Prizreni hap dyert për dhjetëra familje shqiptare të dëmtuara nga tërmeti

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrin Bujar Osmani dhe kryetarin e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ndoqën nga afër operacionet e kërkim-shpëtimit në njërin prej pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës. Sipas njoftimit nga Presidenca e Shqipërisë, Meta u takua edhe me forcat e specializuara të emergjencave civile, të ardhura nga Maqedonia e Veriut, ndërsa ka theksuar se “Nuk do ta harrojmë kurrë ndihmën e Maqedonisë së Veriut”. ( Presidenca e Shqipërisë - Anadolu Agency )

    Meta: Nuk do ta harrojmë ndihmën e Maqedonisë së Veriut

    “International Maarif Schools of Kosova” solidarizohet me Shqipërinë

    Thaçi: Dita e FSK-së e gjen Kosovën në ditë zie

    • Kosovë
    • Greqi
    • Maqedoni
    • Serbi
  • Analizë

    Në arenën e luftës për të vendosur paqen

    Ndikimi i Rusisë në Libi shkaktoi ndryshime në politikën e SHBA-ve

    Shqipëria që vazhdon të tronditet, përpiqet të shërojë plagët e saj

    Shaban Murati: Rusia po rrit shpejtësinë e ndërhyrjes në Ballkan

    Në arenën e luftës për të vendosur paqen

    Përpjekja e heronjve në përhapjen e Islamit

    Vendbanimet hebreje, emri i pushtimit që vazhdon prej 52 vitesh

    Mini-Shengeni është i dëmshëm për Shqipërinë sepse është projekt i nacionalizmit serb!

    Evropa duhet t’u dalë zot njerëzve të tyre nga radhët e DEASH-it

  • Bota

    LAJM I FUNDIT/ Turqia tronditet nga një tërmet i fuqishëm, regjistrohen lëkundje të forta

    Erdoğan: Dhënia e Nobelit një racisti, shpërblim i shkeljeve të të drejtave të njeriut

    Lëkundje të forta në të gjithë botën, tërmeti 5.3 ballë godet Zelandën e Re

    Erdogan: Qëndrimi i vrazhdë i Izraelit inkurajohet nga Perëndimi dhe disa vende arabe

    Shoqatat muslimane të Norvegjisë njoftuan se do të shpërndajnë 10.000 kopje të Kuranit me përkthim në gjuhën norvegjeze në përpjekje për të luftuar racizmin dhe urrejtjen.Foto: Ambasadori i Turqisë në Oslo, Fazlı Çorman. ( Atila Altuntaş  - Anadolu Agency )

    Lufta kundër racizmit dhe urrejtjes, në Norvegji do të shpërndahen 10.000 kopje të Kuranit

    Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka thënë se muslimani nuk mund të jetë terrorist dhe se Islami nuk prodhon terroristë, duke refuzuar edhe një herë termin "terrorizmi islamik".  ( Mehmet Ali Özcan - Anadolu Agency )

    Inaugurimi i xhamisë së Kembrixhit/ Erdoğan: Terrorizmi dhe Islami nuk mund të vendosen në një vend

    Trump për takimin me Erdogan: Diskutuam gjithçka. Shkëlqyeshëm, ishte një takim i mirë

    Erdoğan në Londër: Takimi katër-palësh kaloi “mjaft mirë”

    Ministrja gjermane: Islamofobia paraqet rrezik real për shoqërinë gjermane

  • Lifestyle

    Keni probleme me flokët në dimër, ja sa shpesh duhet t’i lani

    Maska me lëng shege për lëkurë të freskët, si ta përgatisni hapa pas hapi

    Mendoni se partneri juaj është besnik? Gaboheni nëse ai nuk i tregon këto shenja

    Lëkurë e pastër pa pika të zeza, provoni maskën me kakao, ju duhen vetëm këto përbërës

    Kini kujdes, janë klishe tashmë! Këto janë gënjeshtrat më të shpeshta që meshkujt thonë dhe gratë i besojnë gjithmonë

    Për të gjitha llojet e lëkurës, si të aplikoni maskën që largon të gjitha papastërtitë nga fytyra

    Meshkujt apo femrat? Kush nuk i harron kurrë detajet e bisedave?

    Meshkujt të kenë kujdes, këto sjellje janë të urryera nga femrat

    Rënia e shpeshtë e flokëve, si ta parandalojmë në kushte shtëpie

    • Seriale
    • Show-Biz
  • Teknologji

    Rezolucion i shkëlqyer, çfarë të presim nga IPhone 12

    Ndez kamerën automatikisht, Facebook korigjon gabimin

    “Teknologjia e lartë ka një rol të madh në operacionin Burimi i Paqes”

    Superfuqi teknologjike, Kina vendos rrjetin 5G në qytetet më të mëdha

    Përdori mesazhet për spinuazh, WhatsApp padit kompaninë izraelite

    epa07541880 (ILLUSTRATION) - A person scrolls the screen of a mobile phone while loading information on how to counter 'fake news' in New Delhi, India, 02 May 2019. India's elections are half-way through and politicians in the world's largest democracy are intensely using social media to woo voters amid fake news and misinformation concerns in a country with over 560 million internet subscribers.  EPA/HARISH TYAGI

    Keqinformimi nga mediat online, komisionerja e BE: Ka ende shumë punë për të bërë

    Interneti, rrugëtimi 50-vjeçar/ Si ky rrjet ndryshoi rrjedhën e botës

    Roboti i NASA-s më 2022 do të kërkojë ujë në Hënë

    NASA pajis astronautët me kostume të reja

    • Kuriozitete
  • Shëndeti
    • Të gjitha
    • Receta

    Kundër sëmundjeve kancerogjene dhe për një mëlçi të shëndetshme, kjo është bima që mund ta përdorni në formë çaji

    Nëse i konsumoni përditë, këto ushqime do t’ju ruajnë nga gripi

    Me apo pa lëkurë? Jepini fund dyshimeve, ja si t’i konsumoni frutat dhe perimet

    Cilat janë perimet e dimrit, si t’i zgjidhni dhe t’i ruani për konsum

    Keni dhimbje fyti? Provoni 6 kuruesit natyralë, nuk ju lënë kurrë në baltë

    6 ushqimet që meshkujt e kanë të nevojshme t’i konsumojnë përditë

    Për bukuri natyrale, mjafton të shtrydhni këtë perim dhe të përftoni lëngun e tij

    Katër pijet më të shëndetshme që ju mbajnë të fortë zemrën

    Fëmijët më aktivë në botë, Shqipëria rënditet e gjashta

    • Receta
  • Web Tv

    “Turqia një shtet i fuqishëm, e dëshmon në ditë të vështira”, Gjysmëhëna e Kuqe Turke viziton nga afër të prekurit e tërmetit(FOTO+VIDEO)

    Kushtet në kampet e refugjatëve në Turqi, sirianët shprehen mirënjohës dhe falenderojnë autoritetet turke

    TIRANË (AA) - Konferenca ndërkombëtare me temë “Feja si instrument për paqen”, ka mbledhur në Tiranë zyrtarë të lartë nga vende të ndryshme, ndërsa në fokus të saj janë diskutimet për disa çështje. Në hapjen e konferencës organizuar nën kujdesin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Shtetit ishin të pranishëm zyrtarë të lartë nga vendet e Ballkanit, përfshirë presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ai i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

    Meta: Liria fetare është thelbësore për paqen dhe stabilitetin

    VIDEO/ Masakrat e YPG/PKK, videoja qe Erdogan i tregoi Trump-it gjatë vizitës zyrtare

    VIDEO/ Ushtarët turq dhe rusë nisin patrullimin e dytë të përbashkët në lindje të lumit Eufrat në Siri

    VIDEO/ Aksidenton urbanin, përpiqet të largohet, plagos me thikë 13 persona

    Soylu qorton politikat e Britanisë dhe Holandës: Ne nuk jemi hoteli i askujt për pjesëtarët e DEASH-it

    96-vjet Republikë, Ambasada e Turqisë në Tiranë organizon ceremoninë solemne(VIDEO)

    96-vjet Republikë, festë e shënuar sot në Turqi(FOTO+VIDEO)

No Result
View All Result
Frekuenca.com
Home Analizë

Arsyet e mobilizimit ruso-serb kundër bashkëpunimit strategjik Shqipëri-Kosovë

July 13, 2019
in Analizë
0

Nga Shaban Murati

Paradokset në diplomaci janë si paradokset në letërsi, pra nuk njohin kufij. Një tejkalim i tillë kufijsh etikë dhe diplomatikë është deklarata e ministrisë së jashtme të Rusisë në datën 8 korrik kundër bashkëpunimit strategjik midis Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e politikës së jashtme dhe nismës së dy shteteve për përdorimin e selive të përbashkëta diplomatike. Diplomacia ruse lëshon bateri të rënda, duke akuzuar se “shkaktojnë shqetësime serioze hapat provokuese dhe veprimet sfiduese të Tiranës dhe të Prishtinës në zbatim të konceptit të “Shqipërisë së Madhe”, etj.

Lexo edhe

Në arenën e luftës për të vendosur paqen

December 6, 2019

Ndikimi i Rusisë në Libi shkaktoi ndryshime në politikën e SHBA-ve

December 2, 2019

Gjylja diplomatike ruse erdhi pas stuhisë në gotë, që ngriti qeveria dhe diplomacia serbe për këtë temë, ku kryeministrja Ana Bernabiç e cilësoi si “të tmerrshme” marrëveshjen midis Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e politikës së jashtme, ndërsa ministri i jashtëm serb, I.Daçiç, të cilit i ka mbetur ora në kohën e qeverisë së kriminelit Millosheviç, ku bënte pjesë, deklaroi mufkën e radhës se Kosova nuk ka të drejtë të krijojë bashkëpunim strategjik në politikën e jashtme me Shqipërinë sepse “është pjesë integrale e Serbisë”.

Ky mobilizim diplomatik ruso-serb ka arsyet e veta. Janë dy rrethana të tanishme, ku Rusia dhe Serbia mendojnë se mund të përfitojnë dhe të krijojnë avantazh për të rikthyer pozitat, që kanë pasur në Kosovë para vitit 1999. E para është dështimi i nismës diplomatike franko-gjermane për të realizuar marrëveshjen përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, dështim që u sanksionua me mos-mbajtjen e takimit të caktuar të Parisit të 1 korrikut. Rrethana e dytë është situata e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri, ku klasa politike shqiptare e ka futur vendin në një trekëndësh, ku të gjithë shtetet jomiqësore po inkurajohen ta godasin ku të mundin. Kësaj jave Shqipëria përuroi publikisht portretin moldav dhe venezuelian të politikës së jashtme me sindromën e dy kuajve, që e tërheqin në drejtime të kundërta, duke dobësuar si rolin rajonal të faktorit shqiptar, ashtu dhe mbështetjen për Kosovën. Këtë shfaqje dobësie shtetërore të Shqipërisë shfrytëzuan Rusia dhe Serbia, duke e vlerësuar si moment oportun diplomatik për të goditur ecjen e Shqipërisë dhe të Kosovës në rrugën e drejtë të bashkëpunimit strategjik në fushën e politikës së jashtme. Duke e ditur se nervi i reagimit të Shqipërisë ka vdekur, strategjia diplomatike ruso-serbe është vetëm të godasin, qoftë dhe jashtë çdo logjike dhe norme të së drejtës dhe të ligjit ndërkombëtar.

Paradoksin e qëndrimit ruso-serb kundër bashkëpunimit strategjik të Shqipërisë me Kosovën në fushën e politikës së jashtme e përbën në radhë të parë fakti se Rusia dhe Serbia kanë vetë midis tyre një bashkëpunim strategjik në fushën e politikës së jashtme, të zyrtarizuar edhe me një traktat dypalësh. Kjo është sanksionuar me Traktatin e Partneritetit Strategjik midis Rusisë dhe Serbisë, të nënshkruar në vitin 2013, ku ndër pikat kryesore është pikërisht koordinimi strategjik dhe bashkëpunimi strategjik dypalësh në fushën e politikës së jashtme. Nuk dihet përse në MPJ të Rusisë e quajnë normale bashkëpunimin e tyre strategjik me një shtet si Serbia, që ndodhet në një rajon shumë larg Rusisë, dhe e quajnë të palejueshëm bashkëpunimin strategjik midis dy shteteve sovrane Shqipëri-Kosovë, ngjitur me njeri-tjetrin. Nuk dihet përse në Ministrinë e Jashtme ruse e quajnë normale që Rusia të pushtojë Osetinë e Jugut dhe Abhazinë në vitin 2008, të pushtojë Krimenë në vitin 2014, në emër të popullsive ruse atje, dhe e quan jo të drejtë që dy shtetet e pavarura shqiptare, subjekte të së drejtës ndërkombëtare, të bashkëpunojnë strategjikisht në fushën e politikës së jashtme.

MPJ e Rusisë e di fare mirë që rezoluta e vdekur 1244 e KS të OKB nuk i takon Serbisë, sepse Serbia nuk përmendet në asnjë rresht të saj dhe nuk ka pasur kurrë një mbledhje të KS të OKB për një rezolutë të re, që të korrigjonte terminologjinë e rezolutës 1244 dhe t’ia faturonte Serbisë. Nuk dihet për çfarë arsyesh Moska vazhdon avazin diplomatik se në bazë të rezolutës 1244 Serbisë gjoja i takon sovraniteti mbi Kosovën, gjë që rezoluta nuk e përmban. MPJ e Rusisë mund të rihapë arkivat e saj dhe të rishohë se ministri saj i jashtëm Sergej Lavrov ka qenë pjesë e Grupit të Konkaktit pë Kosovën dhe ka firmosur dhjetë pikate famshme të Deklaratës së Grupit të Kontaktit për Kosovën, sipas të cilave Kosova nuk do të bashkohet me asnjë shtet tjetër dhe me asnjë pjesë të një shteti tjetër, që do të thotë se Rusia ka qenë dakord zyrtarisht me kushtin ndërkombëtar që Kosova nuk do të bashkohet me Serbinë. Gjithashtu ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov ka firmosur deklaratën e Grupit të Kontaktit për Kosovën, që përcakton se statusi i Kosovës do të vendoset me referendum nga populli i Kosovës. Rusia e dinte se shumica dërrmuese e popullsisë së Kosovës janë shqiptarë dhe e dinte se ajo popullsi do të votonte për pavarësinë. Rusia e di gjithashtu që në korrik 2010 Tribunali më i lartë juridik i OKB, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, konfirmoi ligjshmërinë e aktit të shpalljes së pavarësisë nga ana e Kosovës. Rusia nuk respekton vendimin e Tribunalit Ndërkombëtar të Drejtësisë për shtetin e pavarur të Kosovës dhe nga ana tjetër njeh të ashtuquajturat shtete të Abhazisë dhe të Osetisë së Jugut, që i ka shpikur vetë.

Lidhur me Serbinë paradoksi është akoma më i madh. Serbia ka pranuar me marrëveshjen e 19 prillit 2013, të nënshkruar me Kosovën në Bruksel me ndërmjetësimin e BE, se është dakord që Kosova të bëhet anëtare e BE dhe nuk do ta pengojë atë as pranë palëve të treta. Beogradi e dinte se në BE pranohen shtete dhe jo provinca, ndaj marrëveshja e 19 prillit ishte hapi i parë serioz për të pranuar shtetësinë e Kosovës. Tani del ministri i jashtëm serb Daçiç, që e ka firmosur vetë atë marrëveshje, dhe thotë që Shqipëria dhe Kosova nuk kanë të drejtë që të bëjnë marrëveshje për bashkëpunimin strategjik në fushën e politikës së jashtme.

Elementi më komik i paradoksit diplomatik ruso-serb është anatemimi i tyre për nismën e përdorimit të përbashkët të selive të misioneve diplomatike nga Shqipëria dhe Kosova. Së pari, u duhet kujtuar ministrive të jashtme të Rusisë dhe të Serbisë se kjo është një praktikë e njohur diplomatike ndërkombëtare, të cilën nuk e kanë shpikur shtetet shqiptare. Është model i njohur, të cilin e përdorin me efikasitet shtetet skandinave, të cilat shfrytëzojnë selitë e përbashkëta në disa shtete për misionet e tyre diplomatike jashtë. Së dyti, Serbisë i duhet kujtuar se kjo është edhe një praktikë diplomatike serbe. Presidenti serb Boris Tadiç në nëntor të vitit 2010 u ka paraqitur propozimin zyrtar serb shteteve, që kanë dalë nga ish Jugosllavia, që të ngrenë ambasada dhe konsullata të përbashkëta. Pra është propozim dhe praktikë diplomatike serbe, dhe është vërtet për t’u habitur që Beogradi del tani dhe sulmon pse Shqipëria dhe Kosova po i drejtohen një praktike diplomatike të njohur ndërkombëtare.

Diplomacia sllave ka si metodë tipike ngritjen e zhurmave për çdo mizë që lëviz në ajrin diplomatik ndërkombëtar, kur nuk është në përputhje me interesat e tyre. Unë e kam përkufizuar para shumë vitesh si “diplomacia serbe e përplasjes së këmbëve”. Kjo metodë u ka rezultuar e suksesshme dhe me të kanë arritur që BE ta harrojë se Serbia është shteti agresor, që ka shkaktuar katër luftra kundër popujve joserbë në ish Jugosllavi. Falë kësaj metode Serbia ka arritur që BE të merret me taksën e Kosovës ndaj Serbisë dhe të mos merret me njëqind e një të zezat, që Serbia ndërmerr kundër Kosovës. Duke përfituar nga konfuzioni i diplomacisë së BE, që ndodhet në tranzicion, dhe nga rrëmujat ballkanike, Rusia dhe Serbia kanë intensifikuar zhurmat për probleme të paqena si ky i bashkëpunimit strategjik Shqipëri-Kosovë, duke synuar të bëjnë shantazh diplomatik mbi diplomacinë e BE, që ajo të bëjë lëshime strategjike ndaj Serbisë.

Problem jashtëzakonisht shqetësues është në këtë situatë heshtja prej mumje e qeverisë dhe e shtetit të Shqipërisë, të cilët po harrojnë minimalen e diplomacisë, që kur një shtet atakon shtetin, me të cilin ka marrëdhënie diplomatike, si në rastin e MPJ të Rusisë kundër Shqipërisë në 8 korrik, është i detyrueshëm reagimi zyrtar. Kjo, që bën Moska, është një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Shqipërisë. Kjo, që bën Serbia, është një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Shqipërisë. Tirana zyrtare, një shtet anëtar i NATO-s, nuk duhet të lejojë veten të sillet si shtet pa dinjitet, që mund t’i thonë çfarë të duan e mund t’i bëjnë çfarë të duan, dhe ai t’i kapërdijë në përulje. Idiotizmat për të qenë shembull i moderimit ballkanik dhe i konstruktivitetit ballkanik, të cilat kanë shoqëruar diplomacinë tonë të të gjithë periudhës postkomuniste, vetëm kanë shtuar nënvleftësimin e shteteve të rajonit për ne dhe kanë defaktorizuar Shqipërinë në Ballkan.

Nëse Shqipëria do të vazhdojë me modelin moldav apo venezuelian në fushën e politikës së jashtme, do të jetë fillimi i mbarimit të një shteti sovran në marrëdhëniet ndërkombëtare rajonale. Këtë presin shtetet, që nuk na kanë dashur kurrë, dhe të cilët punojnë që Shqipëria dhe kombi shqiptar të mos bëhen kurrë faktor vendimmarrës në rajon.

Share16Tweet2Share1SendSend
Previous Post

Hurma dhe qumësht, kjo është kura e lashtë popullore për organizëm të fortë dhe mendje të mprehtë

Next Post

Të hënën në "Çukur"/ Salih arrin të gjejë se ku ndodhet Xhumali

Related Posts

Bota

LAJM I FUNDIT/ Turqia tronditet nga një tërmet i fuqishëm, regjistrohen lëkundje të forta

December 10, 2019
Kulturë

“Mësova se isha me tumor gjatë shtatzënisë”, trondit aktorja shqiptare me rrëfimin prekës

December 10, 2019
Uncategorized

Parashikimi i motit për nesër, e mërkurë 11 dhjetor

December 10, 2019
Kronikë

Babai monstër që vrau të bijën, zbulohet e shkuara e tij kriminale

December 10, 2019
Sport

Zyrtare/ Derbi Partizani-Tirana do luhet në “Air Albania Stadium”

December 10, 2019
Seriale

Si do të përfundojë seriali “Bija Ime”? Ja çfarë do të ndodhë në pjesën finale

December 10, 2019
Lexo më shumë
Next Post

Të hënën në "Çukur"/ Salih arrin të gjejë se ku ndodhet Xhumali

No Result
View All Result

LAJMET E FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Turqia tronditet nga një tërmet i fuqishëm, regjistrohen lëkundje të forta

December 10, 2019

“Mësova se isha me tumor gjatë shtatzënisë”, trondit aktorja shqiptare me rrëfimin prekës

December 10, 2019

Parashikimi i motit për nesër, e mërkurë 11 dhjetor

December 10, 2019

Babai monstër që vrau të bijën, zbulohet e shkuara e tij kriminale

December 10, 2019

Zyrtare/ Derbi Partizani-Tirana do luhet në “Air Albania Stadium”

December 10, 2019

Lajmet më të lexuara

  • Nuk ka gjeneratë që nuk e ka kënduar këtë këngë, vdes këngëtarja e hitit më të dëgjuar ndër vite nga një sëmundje e rëndë Nuk ka gjeneratë që nuk e ka kënduar këtë këngë, vdes këngëtarja e hitit më të dëgjuar ndër vite nga...
  • Si do të përfundojë seriali "Bija Ime"? Ja çfarë do të ndodhë në pjesën finale Si do të përfundojë seriali “Bija Ime”? Ja çfarë do të ndodhë në pjesën finale
  • LAJM I FUNDIT/ Turqia tronditet nga një tërmet i fuqishëm, regjistrohen lëkundje të forta LAJM I FUNDIT/ Turqia tronditet nga një tërmet i fuqishëm, regjistrohen lëkundje të forta
  • "Mësova se isha me tumor gjatë shtatzënisë", trondit aktorja shqiptare me rrëfimin prekës “Mësova se isha me tumor gjatë shtatzënisë”, trondit aktorja shqiptare me rrëfimin prekë...
Frekuenca.com

Rruga e Bogdanëve, Pallati “Bimbashëve”, Tirana / Albania

Mail:akmmediagroup@gmail.com

Mail:ffrekuenca@gmail.com

Cel: 0699352015

Na ndiqni në rrjetet sociale:

LAJM I FUNDIT/ Turqia tronditet nga një tërmet i fuqishëm, regjistrohen lëkundje të forta

December 10, 2019

“Mësova se isha me tumor gjatë shtatzënisë”, trondit aktorja shqiptare me rrëfimin prekës

December 10, 2019

Parashikimi i motit për nesër, e mërkurë 11 dhjetor

December 10, 2019
  • 21.6k Fans
  • 8.6k Followers
  • Kreu
  • Etika
  • Kontakt

© 2018 - Instant Digital Agency.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Shqipëria
    • Politikë
    • Kronikë
    • Aktualitet
  • Rajoni
    • Kosovë
    • Greqi
    • Maqedoni
    • Serbi
  • Analizë
  • Bota
  • Lifestyle
    • Seriale
    • Show-Biz
  • Teknologji
    • Kuriozitete
  • Shëndeti
    • Receta
  • Web Tv

© 2018 - Instant Digital Agency.

WhatsApp Na shkruani në WhatsApp